Patozi: Diskriminohen të diplomuarat e mbuluara me shami
Vajzat që mbarojnë medresenë dhe përgjithësisht të gjitha ato që mbulohen me shami janë të diskriminuara në tregun e punës. Drejtori i shkollës së mesme fetare, Hiqmet Patozi, thotë se nxënëset e medresë hasin vështirësi më të mëdha për t’u punësuar në shtet sesa në privat.
“Në privat është ndoshta pak më e lehtë, por në institucionet shtetërore kjo është e vështirë sepse ne shohim që shumë vajza vinë këtu dhe ne s’kemi mundësi t’i punësojmë të gjitha” tha Patozi.
Sipas drejtorit Patozi, ndonëse në kushtetutë nuk ndalet, vështirësi vajzat e mbuluara hasin dhe në arsimin e lartë, për këtë arsye ai apelon: “Të mos pengohen. Nuk është e drejtë të pengohen vajzat, qoftë ato që do të vazhdojnë studimet e larta apo të atyre që mbarojnë për t’u punësuar nesër, për t’u pranuar si gjithë qytetarët e tjerë”.
Kanë qenë jo të rralla denoncimet e vajzave muslimane për diskriminim në ambjentet shkollore si dhe në tregun e punës.
Elona Gjylmi < I mëparshmi