E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, nxënësit mbyllin me sukses vitin shkollor

Rreth 225 mijë prej tyre janë në fillore, ndërsa 95 mijë në shkollë të mesme. Semimaturantëve iu paraprin regjistrimi për në shkollat e mesme. Afati i parë i regjistrimit (i qershorit) është më 17 dhe 18 qershor.

Ndërkohë, maturantët duhet të japin provimin e maturës, i cili është kusht për të vazhduar shkollimin e lartë në Maqedoni. Regjistrimi i parë në fakultete bëhet në muajin gusht.

Risi për vitin që sapo u mbyll ishte projekti “libra pa para”. Ndërsa për vitin e ardhshëm do të përfshihen Etika - si lëndë e detyrueshme në klasën e gjashtë dhe lënda zgjedhore Etika e religjioneve apo Kultura e civilizimeve në klasën e pestë.

Për studentët të cilët do të regjistrohen në vitin e parë, shuma për vetëfinancim është zvogëluar. Deri më tani, shuma më e madhe prej 1 200 eurove do të jetë 400 euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›