Shkup, të pushuarit nga puna protestojnë para Parlamentit
Protestuesit kërkojnë nga Parlamenti që t’i sigurojë nga 6 mijë dinarë (100 euro) në muaj deri në punësimin e ardhshëm, ose deri në pension. Si zakonisht, deri më tani ata s’kanë marrë asnjë përgjigje nga autoritetet qeverisëse.
Përgjigjen e vetme në këtë mot të nxehtë ata e marrin me fyerjet e shoferëve të irrituar nga bllokada e rrugëve. Edhe në këtë rast, punëtorët e pushuar nga puna ankohen se po u shkelet e drejta e protestës, për shkak se policia nuk i bllokon rrugët, megjithëse ata e kanë paralajmëruar protestën.
Ata shpresojnë se deputetët do ta miratojnë projektligjin e paraqitur javën e kaluar nga LSDM-ja. Protestuesit thonë se kanë marrë një mbështetje nga BDI-ja, partia shqiptare në pushtet, por një gjë të tillë nuk e garanton partia maqedonase që drejton qeverinë.