E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Ina Rama lejoi sulmin ndaj institucioneve

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi kritikoi ashpër prokuroren e Përgjithshme Ina Rama në lidhje me hetimet për ngjarjet e 21 janarit.
 

Sipas Patozit, prokurorja e Përgjithshme ka firmosur arrestimin e katër gardistëve në mënyrë të paligjshme. “Ne shpresim indinjatë për arrestimin e katër oficerëve në mënyrë të paligjshme”, ka thënë Patozi.
 

Ai ka nënvizuar se prokurorja e Përgjithshme duhet të sqarojë qytetarët për qëndrimet e saj “që nuk na habisin” siç tha zyrtari demokrat.
 

Ai akuzoi prokuroren e Përgjithshme se po mbulon implikimin e fajtorëve për 21 janarin duke lejuar kështu sulmin ndaj institucioneve të shtetit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›