Zgjedhjet lokale, Topi takon nesër ambasadorin e OSBE-së
Kreu i shtetit Bamir Topi pritet të takojë nesër kreun e prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wolfarth në lidhje me zgjedhjet vendore të 8 majit.
Pritet që takimi mes kreut të shtetit dhe ambasadorit Wolfarth të zhvillohet nesër në orë 11:00 ndërkohë që nuk dihen ende kërkesat që presidenti Topi do t`i parashkrojë kreut të OSBE-së.
Kreu i shtetit është i vendosur për mbajtjen e zgjedhjeve lokale më datë 8 maj, ashtu siç i ka dekretuar muaj më parë dhe ky vullnet, përkon edhe me opinionin e partnerëve ndërkombëtarë.
Ndërkohë tre anëtarët e opozitës nuk po marrin pjesë në mbledhjet e KQZ-së ndërsa PS-ja dhe PBDNJ ende nuk kanë paraqitur emrat për anëtarët e KZAZ-ve në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.