Mirditë, plagoset një punonjës i “Bektel Enka”
Është plagosur një punonjës i firmës “Bektel Enka”, e cila po kryen punimet në aksin rrugor Rrëshen-Kalimash, si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu nga reshjet e shumta. Ai është Mejdet Pilatin, 24 vjeç, i cili punonte si fadromist në këtë firmë.
MIRDITE- Moti i keq i ditëve të fundit ka shkaktuar probleme edhe në punimet e ndërtimit të rrugës Rrëshen-Kalimash, ku për pasojë ka rrëshqitur një masiv i madh dheu, i cili ka lënë të plagosur njërin nga punëtorët e firmës “Bektel Enka”, e cila po kryen punimet në këtë aks rrugor. Në momentin e plagosjes punëtori fadromist ka qenë duke gërmuar me ekskavator dhe është zënë poshtë nga një masiv dheu.
Punëtori i plagosur është Mejdet Pilatin, 24 vjeç, i cili punonte si fadromist në këtë firmë.
Ndërkohë bëhet e ditur se ai është dërguar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për të marrë ndihmën e nevojshme dhe nuk bëhet e ditur se si është gjendja e tij shëndetësore aktualisht.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Masterkor, dhe burime të policisë bëje të ditur se në këtë pjesë si pasojë e masivit të dheut të rrëshqitur ka mbetur rruga e bllokuar. (a.r/news24/balkanweb)