Patozi: Në garë po marrin pjesë edhe sharlatanë, Mustafaj: Mbështes kandidimin e Biberaj
Pas Sekretarit të Përgjithshëm, Ridvan Bode dhe nënkryetares, Jozefina Topalli edhe nënkryetari tjetër i Partisë Demokratike, Astrit Patozi deklaroi mos kandidimin e tij për postin e kryetarit të PD-së. Patozi tha se do të mbështes në këtë proces çdo kandidaturë të denjë si dhe do të votojë kundër çdo personi i cili kërkon të përfitojë nga ky proces. Jam pjesë e përgjegjësisë. Nëse kryetari i partisë merr përsipër të gjitha përgjegjësitë, sigurisht që në radhë të dytë më takon mua që të marr përgjegjësitë e mija. Duke e ndjerë veten pjesë e kësaj përgjegjësie, unë nuk jam pjesë e këtij procesi, nuk kandidoj për kryetar të Partisë Demokratike. Por unë mund të them paraprakisht që do të vlerësoj dhe respektoj çdo kandidaturë dinjitoze, por do të hedh poshtë me neveri çdo sharlatan i cili përpiqet të përfitojë diçka në këtë proces, krejtësisht normal dhe demokratik, deklaroi Patozi. Sipas nënkryetarit të PD-së, kryetari i ri duhet të shtri dorën e bashkëpunimit me të gjithë rivalët brenda grupit të PD-së, ndërsa këta të fundit sipas tij duhet të urojnë fituesin. Mendoj se PD në këtë fazë ringritjeje ka nevojë për një garë të fortë dhe reale, po aq sa dhe për fair play, apo për lojë të ndershme. Gjykoj se puna e parë që bën kryetari i ri i shtrin dorën bashkëpunimit me rivalët e mundshëm në garën brenda llojit, ndërkohë që të tjerët duhet ti urojnë atij fitoren dhe të bëhen pjesë e të ardhmes së PD-së, u shpreh Astrit Patozi.
Mustafaj: Mbështes kandidimin e Aleksandër Biberaj
Ish ministri i Jashtëm njëherësh edhe themelues i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj deklaroi mbështetjen e tij për kandidimin e Aleksandër Biberaj për kryetar të PD-së. Në rrjetin social Facebook, Mustafaj shprehet se anëtarësia e Biberaj në PD nuk mund të jetë problem për kandidimin e tij, duke sjellë si shembuj emrat e larguar nga PD dhe rikthimin e tyre sërish. Dje (të shtunën) shpreha posaçërisht për demokratët kënaqësinë time për përfshirjen e mundshme të Aleksandër Biberajt në garën për kryetar të PD. Shoh se ka më shumë se 135 komente. I lexova të gjitha me vëmendje. Dua të ndalem me këtë rast vetëm tek një shqetësim i ngritur nga disa prej miqve të mi e që unë besoj se është i sinqerte: është apo jo Biberaj anëtar i PD? Në gjysmën e dytë të 2003, pasi kishim analizuar shkaqet e humbjes tonë në zgjedhjet e vitit 2001, ne arritëm në përfundimin se Partia duhej hapur ndaj vlerave. Dhe kjo hapje duhet të shënohej më së pari ndaj figurave të saj historike, të cilat tashmë gjendeshin në parti të tjera. Nisem kështu zbatimin e idesë së fillimit të ri. U kthyen njeri pas tjetrit brenda pak muajve Genc Ruli, Gramos Pashko, Arben Imami, Preç Zogaj e plot të tjerë. Për asnjërin prej tyre nuk u kërkua formalizimi i ripranimit. U quajt e mirëqenë anëtarësia e tyre e hershme në PD. Ky fakt u zyrtarizua me ndryshimet në statutin e partisë, ku u hoq përjashtimi nga PD. Kjo përvojë është e mjaftueshme edhe për Biberajn në këtë rast apo këdo tjetër, që do të afrohet, shkruan Mustafaj.
Basha refuzon të përgjigjet për kandidimin e tij për kreun e PD
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha refuzoi ti përgjigjej pyetjes në lidhje me kandidimin e tij për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. Teksa mori pjesë në inaugurimin e rrugës Xhemal Tafaj në njësinë bashkiake numër 8 në kryeqytet, Basha ju shmang pyetjes së gazetarëve duke thënë se nuk është vendi i duhur për të fol për cështjet politike. Këtu jam vetëm për punët e bashkisë dhe do të flasë vetëm për punët e bashkisë kur të kemi pyetje politike ka vende të tjera për t`i diskutuar, deklaroi Basha. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha është një nga emrat më të përfolur për të marrë drejtimin e PD-së pas dorëheqjes së Sali Berishës. E premtja është edhe dita e fundit kur do të zyrtarizohen edhe emrat të cilët do të garojnë për drejtimin e PD-së. Kreu i ri i Partisë Demokratike do të zgjidhet sipas parimit një anëtarë, një votë, dhe për këtë vendim do të