E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha siguron: Do mbaj premtimin, do rris pagat dhe pensionet

Kryeministri Sali Berisha ka siguruar sot qytetarët se do të mbajë premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale për rritjen e rrogave dhe pensioneve.

Në një postim në faqen zyrtare në  Facebook  Berisha shkruan: Të dashur miq, rrogat dhe pensionet do rriten. Ne mbajmë premtimet!

Reagimi i kryeministrit vjen pas lajmeve të publikuara në media, se rritja e pagave e pensioneve, e projektuar të hynte në fuqi në korrik nuk do të realizohet.

Qeveria miratoi 10 ditë para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit,  në parim për rritjen e pagave dhe pensioneve e cila do të hynte në fuqi pas zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›