Patozi: PD e angazhuar për ti shënuar zgjedhjet të lira
PD mbetet e angazhuar për ti shënuar zgjedhjet e përgjithshme të këtij qershori si të lira dhe te ndershme. Sipas numrit një të grupit Astrit Patozi, krahas zgjedhjeve prioritet do të jetë dhe reforma në drejtësi si dhe ligji për kufizimin e imunitetit.
TIRANE- Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, mbetet prioriteti kryesor i mazhorancës në pushtet për vitin e ri kalendarik 2009. Numri një grupit të Partisë Demokratike Astrit Patozi, thotë se shumica parlamentare do të bëjë të gjitha përpjekjet për arritjen e këtij standardi.
”Kryesfida e mazhorancës mbetet mbajta e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ne kemi bindje absolute se kjo do të ndodh për shkak se kemi përshkruar të gjitha rrugët me shumë sukses dhe ka një vullnet të palëkundur të të gjithë mazhorancës për ti garantuar këto zgjedhje”, tha Patozi.
Paralelisht me fushatën e zgjedhjeve, partia më e madhe thotë se reformat kryesore, ajo në sistemin e drejtësisë, por edhe kufizimi i imunitetit do të jenë dy nga çështjet që do të marrin zgjidhje deri në muajin qershor.
“Pavarësisht kohës së kufizuar që ne kemi në dispozicion dhe pavarësisht temperaturës ne ngritje që mund të ofrojë data e afrimit të zgjedhjeve, parlamenti ka mundësi që të avancojë më tepër me reformat si ajo e sistemit të drejtësisë dhe kufizimi i imunitetit. E cila pavarësisht se ka nisur nga mazhoranca e sotme është një nismë që mirëpritet nga publiku shqiptar, por edhe nga faktori ndërkombëtare”, theksoi Patozi.
Sipas Patozit në seancat e para të Kuvendit pritet të miratohet Komisioni i Zgjedhjeve, i cili do të ketë në përbërje tashmë 7 anëtarë dhe ku pritet që as LSI-ja por as edhe PDK-ja të mos jenë pjesë e saj. (a.r/news24/balkanweb)