E Diel, 1 Nëntor 2026

Patozi: PS protestë më 30 prill, PD më 1 maj do të festojë me entuziazëm Kryetari i grupit Parlamentar Demokrat, Astrit Patozi

Nënkryetari i grupit Parlamentar Demokrat, Astrit Patozi, reagoi dje ndaj mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, duke vlerësuar se zhvilli i saj nuk prodhoi asgjë të re dhe asnjë befasi. Sipas tij, u shqiptuan slogane për gjoja transparencën dhe u theksua edhe një herë se grupi parlamentar i PS nuk do të lejohet që të dalë nga kutia. Ai tha se PD nuk do të lejojë kurrsesi që Edi Rama ta shndërrojë disfatën e tij personale në një dramë kombëtare. “Zoti Rama ka paralajmëruar një protestë më 30 prill e cila pritet të ketë fatin e të tjerave. Ndërkaq ne kemi ndërmend të festojmë më 1 maj me një entuziazëm që Tirana nuk do ta ketë njohur ndonjëherë më parë. Duke ulur simbolikën e kësaj date me këtë festë do të nderojmë punën e përbashkët të të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Patozi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›