Meta: Diplomim të rinjve të Luginës së Preshevës në Universitetet e Shqipërisë Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, priti sot një grup studentësh nga Lugina e Preshevës, që studiojnë në universitetet e Shqipërisë. Në takim ishte i pranishëm dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj. Në fjalën e tij, Meta, u shpreh se duke u takuar me studentët nga Lugina e Preshevës, që studiojnë në universitetet e Shqipërisë, po takonte të ardhmen e Luginës, me qytetarë më të shkolluar, që do të kontribuojnë në zhvillimin e gjithanshëm të saj. Për të arritur në këtë vizion të përbashkët, theksoi ai, Shqipëria është angazhuar plotësisht për të kontribuar në shumë drejtime, një prej të cilave është dhe diplomimi i qindra djemve e vajzave nga Lugina e Preshevës në Universitetet e Shqipërisë.