E Diel, 1 Nëntor 2026

Patozi Presidenti i ri te mos mendoje se do jete i pari i vendit

TIRANE- I ftuar ne emisionin 5 pyetje nga Babaramo kryetari i grupit parlamentar te PD Astrit Patozi akuzoi presidentin aktual Bamir Topi se kreu plane djallezore me qellim rimandatimin e tij si President.

Sipas Patozit Topi e deshmoi nje pjese te planit me voten per PS ne zgjedhjet me te fundit ne vend. Z.Topi pati nje aksident qe e nxori te zbuluar para gjithe shqiptareve. Por ndodhi ajo qe ndodhi vota e tij per Edi Ramen dhe per fat te mire aty nuk pati 2 vota se do fshihej pas asaj per PD. E pane kamerat e pane boterisht. Z.Topi po ngre nje parti per ti marre nje vote PD-se kaq dhe kete e ka nisur sic edhe vete e ka pohuar. Por partia e tij do jete vetem nje rreke tha kreu i grupit te PD.

Sipas Patozit thyerja mes Topit dhe PD nisi pas ndryshimeve kushetuese. Ju bete ndryshimet kushtetuese dhe une jua punoj. Presidenti pretendon se eshte pushtet i pavarur si ka mundesi qe presidenti te marre mendime si ti teket kur kuvendi voton dekretet ndersa kuvendi se ka te drejten te beje ndryshime kushtetuese shton Patozi. Ai tha se ne Korrik vendi do te kete nje President dhe se e rendesishme eshte qe te jete cilesor dhe ta kete te qarte se do jete President Ceremonial.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›