E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherbimi Civil Emerimet ne pune fiktive

Sipas raportit te Kontrollit te Sherbimit Civil per punesimin ne administraten shteterore Konstatohet se ne te gjitha konkurrimet e zhvilluara kane fituar punonjesit te cilet kane qene te emeruar nepermjet kontratave si dhe duke kryer efektivisht detyrat e ketij pozicioni edhe gjate kryerjes se procedures se konkurrimit. Shembulli tipik jane Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Mbrojtjes. Ne Ministrine e Mbrojtjes gjate ketij viti jane zhvilluar 46 konkurrime ku kane fituar ata qe kane qene me pare ne marredhenie pune kontraktuale me pozicionin. Po keshtu edhe ne 17 raste ne Ministrine e Mjedisit. Kjo ka sjelle humbjen e besimit te fuqise se lire te punes duke u shfaqur kjo ne formen e humbjes se interesit e mospjesemarrjes ne konkurrime ne rastet e shpallura e per pasoje kandidate jo cilesore. Personat e interesuar e konsiderojne te kote pjesemarrjen ne konkurrim pasi ai kryhet vetem si procedure qe te ligjerohet mbajtja ne pune e personit te marre me pare me kontrate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›