E Diel, 1 Nëntor 2026

La Repubblica Miliona euroitaliane zhduken ne Shqiperi

ROME-Gazeta e njohur italiane La Repubblica ka botuar ne numrin e dates 27 shkurt nje investigim te gjere mbi abuzimet vjedhjet evazionin dhe humbjen e miliona eurove ne projekte qe nuk u realizuan kurre. Autoret e kesaj dosjeje jane mbeshtetur ne te dhenat e Gjykates se Llogarive te Italise dhe ne nje pjese te kesaj dosjeje permendet edhe spitali qe do te ndertonte Fondacioni Zoja e Keshillit te Mire si nje amanet i Nene Terezes por qe per fat te keq nuk u ndertua kurre. Ne kete dosje thuhet se Farnezina italiane ka akorduar 20 milion euro. 10 milione jane levruar dhe ato jane tretur. Pra jane marre nga Fondacioni per te ndertuar spitalin por ai spital nuk u ndertua kurre. Nje tjeter shperdorim me permasa kolosale permendur nga Gjykata e Llogarive te Lacios eshte ajo e 20 milione eurove te ndara prej Ministrise se Jashtme per ndertimin e spitalit Zoja e Keshillit te Mire ne Tirane Shqiperi. Spitali nuk perfundoi kurre prej 20 milioneve te dhena nga Farnezina 10 u zhduken para se projekti te revokohej si i pamundur qe te perfundonte.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›