Asambleja e PS: Prani në kuvend dhe protesta

Partia Socialiste do të organizojë një protestë të fuqishme kundër qeverisë dhe në emër të transparencës zgjedhore në 30 prill në kryeqytet. Ky është vendimi i Asamblese Kombëtare të PS-së, vendim i cili u paralajmërua nga fjala e kryesocialistit Edi Rama në fillim të punimeve të këtij forumi. Duke paralajmëruar protesta së shpejti në të gjithë Shqipërine , lideri i opozitës ka theksuar se këto manifestime që do të fillojnë javën e ardhshme nuk do të jenë vetëm për transparencën, por edhe për problemet ekonomike dhe sociale të shqiptarëve.
Ndërkaq pjesë e punës së Asamblesë Kombëtare të PS-së ka qenë edhe caktimi i datës së Kongresit i cili do të mbahet në 18 prill dhe do të shqyrtojë ndryshimet në statut dhe në programin e partisë.
Kjo mbledhje e Asamblesë Kombëtare zbardhi strategjinë e opozitës për muajt në vazhdim duke paralajmëruar se prilli do të jetë një muaj i mbushur me protesta, si dhe mbledhjesh të forumeve me të larta të partisë.