E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi-Ruci sot negociatat per zgjedhjet

Tryeza Sipas pritshmerive nuk do te kete ndryshime ne Kod por vetem ne pergatitje

Mblidhet sot paradite tryeza e partive politike per trajtimin e problematikes zgjedhore. Sikurse eshte paralajmeruar dite me pare negociata e fundit per 8 majin qe ndermjetesohet nga OSBE-ODIHR do te mbledhe ne nje takim perfaqesuesit e te dyja paleve qe sipas gjasave do te prezantohen me nivelin e kryetareve te grupit parlamentar. Astrit Patozi dhe Gramoz Ruci pritet keshtu te zyrtarizojne nje raund tjeter bisedimesh te cilat lidhen drejtperdrejt me procesin zgjedhor qe po i afrohet fazes me dinamike. Paraprakisht vizita e te derguarit te Bashkimit Europian Miroslav Lajcak ka dhene si rezultat nxitjen e nje takim PS-PD prej nga ku gjen kuptim edhe ftesa e pak diteve me pare e kreut demokrat te grupit parlamentar Astrit Patozi. Per sa i perket problemeve qe pritet te trajtohen ato jane aktualisht te njohura pasi jane bere pjese e axhendes se perditshme politike te opozites sidomos per sa i perket listave te zgjedhesve. Vetem javen qe shkoi deputete te PS-se kane mesyre disa minibashki ne kryeqytet per te kerkuar listen e zgjedhesve dhe perditesimin e saj qe prej dates 8 mars kur eshte edhe afati i fundit ligjor qe mund te lejoje transferimin e te dhenave te reja te Regjistrit te Gjendjes Civile si pjese perberese e listes se zgjedhesve. Madje ne kete drejtim PS-ja vjen ne tryeze me kredenciale te sigurta per sa kohe qe nje apel per listat eshte bere edhe nga ambasadori i OSBE-se ne Tirane Eugen olfarth. Ajo qe mbetet e qarte eshte fakti se opozita nuk arrin dot praktikisht te imponoje permbushjen e kushteve te veta bazike per keto zgjedhje per efekt te mungeses se kohes. Pervec garancive per listat e zgjedhesve dhe nje diskutimi ne parim per Komisionin Qendror te Zgjedhjeve pak gje duket se tryeza e sotme mund te sjelle ne planin konkret. I vetmi ndryshim jo pa rendesi eshte ndoshta permiresimi i klimes se marredhenieve dypaleshe ne kete situate qe rrezikon te kape maja te nxehta. Ketu ka rendesi se ardhja ne tryeze e selise roze paraprihet nga nje bojkot i zgjatur i KQZ-se nje institucion i cili kontestohet shume fort nga ana e saj. Nga ana e vet PD-ja duket me e qarte ne ardhjen ne kete stacion te ri diskutimesh pasi ne parim teknika negociuese e saj eshte sterholluar mes pranimit ne parim te cdo kushti me zvarritjen ne kohe dhe interpretimin teknik te kerkesave te opozites deri me tani te negociuara jashte syrit te publikut. Per me teper qe ato cfare kerkon sot PS-ja jane pjeserisht pjese e rekomandimeve te OSBE-ODIHR ne zgjedhjet e kaluara por te cilat PS-ja nuk ka pranuar qe ti ktheje ne ligj per sa kohe refuzoi prere reformen zgjedhore apo perfshirjen ne te pa qene kusht per ceshtje te tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›