Berisha Dilema per himnin mes Syve te Tigrit dhe Bubullimes
Kryeministri Sali Berisha mbledhjes se djeshme te grupit parlamentar te Partise demokratike i dha ngjyrime te forta elektorale duke folur per sloganin dhe per kengen e duhur qe demokratet duhet te zgjidhnin per kete fushate. Gjate komunikimit te perjavshem me deputetet e grupit te tij parlamentar Berisha deklaroi se Aleanca per Qytetarin do te kishte si slogan te saj fushate togfjaleshin Ju jeni te paret duke nenkuptuar keshtu se kjo fushate do te kishte ne qender te saj qytetaret dhe problemet e tyre. Grupet e eksperteve po punojne prej kohesh per sloganin. Slogani yne buron nga shpirti i vete sloganit te qytetarit me qytetarin per qytetarin dhe me sa duket slogani do te jete Te paret jeni ju apo Ju jeni te paret sepse qytetaret jane te paret ata do te jene te paret ndaj dhe ne perqendrohemi se bashku me ta per te gjithe problematiken e ketyre zgjedhjeve deklaroi Berisha ne fjalen e tij. Por me gjate se slogani Kryeministri u ndal te dilemat e mazhorances per te zgjedhur kengen e fushates. Sipas kreut te qeverise ne tryeze jane nje sere alternativash por pa lene menjane ironine Berisha deklaroi se frika me e madhe eshte se nga kenget e fuqishme mund te trembej kandidati i opozites per Bashkine e Tiranes Edi Rama. Me kete rast Berisha nuk ngurroi te jepte edhe preferencat e tij ne lidhje me kenget qe do te donte te degjonte ne tubimet elektorale te partise qe ai drejton. Te himni diferencat jane reale dhe une ju garantoj se nuk do ta vendos une do te perpiqem te degjoj sa me shume dhe te fitoje ai qe eshte me i kuotuari sepse po te ishte per mua Eye of the tiger per te mos thene dhe Barracuda ato jane kenget e adrenalines sime por nuk do te jene sepse dikush po me thoshte po e vume kengen Eye of the tiger iku nga frika kandidati kundershtar ironizoi kreu i qeverise. Nga ana tjeter Berisha deklaroi se kenga e AC/DC Thunder Strike qe ne shqip perkthehet Goditja e Bubullimes ishte nje tjeter kenge jashtezakonisht frymezuese ndezese por prape nuk mund te jete nje etalon per fushaten. Po keshtu si opsione per himnin nderkombetar Berisha paraqiti edhe kengen Victory te Michael Flatley. Por ashtu sic ka ndodhur edhe ne vitin 2009 Berisha deklaroi se si shoqeruese e fushates ishte e nevojshme edhe nje himn kombetar. Po dje ne mbledhjen e grupit Berisha foli edhe per konkursin nderkombetar te ndertimit te Parlamentit te ri ne vend duke e quajtur ate nje nga me transparentet qe eshte zhvilluar ndonjehere ne vendin tone. Duke shpjeguar te gjithe procesin e perzgjedhjes Berisha deklaroi se ishte juria qe vleresoi si projekt me te mire ate te arkitektit austriak Prix qe eshte nje nder me te medhenjte dhe me absolute te kohes sone. Nga ana tjeter Berisha deklaroi se Parlamenti dhe stadiumi i ri do te ishin dhuratat me te bukura per Tiranen ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise se vendit tone.