Patozi: Presidenti i ri të mos mendojë se do jetë i pari i vendit
TIRANE - I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në televizionin NEWS24, kryetari i grupit parlamentar të PD-së Astrit Patozi akuzoi presidentin aktual Bamir Topi se kreu plane djallëzore me qëllim rimandatimin e tij si President i Republikës. Sipas Patozit, Topi e dëshmoi një pjesë të planit me votën për PS në zgjedhjet më të fundit në vend.
“Z. Topi pati një aksident që e nxori të zbuluar para gjithë shqiptarëve. Por, ndodhi ajo që ndodhi, vota e tij për Edi Ramën, dhe për fat të mirë aty nuk pati 2 vota se do fshihej pas asaj për PD. E panë kamerat e panë botërisht. Z. Topi po ngre një parti për t’i marrë një votë PD-së, kaq dhe këtë e ka nisur sic edhe vetë e ka pohuar. Por, partia e tij do jetë vetëm një rrëke”.
Sipas Patozit, thyerja mes Topit dhe PD nisi pas ndryshimeve kushetuese.
“Z Topi pretendoi se PD nuk e pyeti që do bënte ndryshime. ndërkohë që ne ca kishim për ti dhënë ja dhamë Topit.
Zgjedhja e presidentit, ne nuk mund të bënim ndryshime për të zgjedhur Topin. Nga kush e priste rimandatimin z Topi. Nga kush e priste? Po ta priste nga PD, PD kishte dhe një mundësi më shumë për ta rizgjedhur. Por, me 84 vota do ta kërkonte propozimin tek PS. Kërkonte që propozimi t’i vinte nga PS ashtu sic bëri me votën e z Rama. Në rast se do ishte president normal, ne do e rizgjidhnim, por vetëm në rast se do ishte korrket e normal mbi palët më thjesht do merrte propozimin nga PD, por në rast se ne nuk do ishim dakort me të, propozimi të vinte nga PS dhe ne të detyroheshim ta votonim, kaq ishte fabula. Një kalkulim i djallëzuar nga ana e z Topi”.
“Ju bëtë ndryshimet kushtetuese dhe unë jua punoj. Presidenti pretendon se është pushtet i pavarur, si ka mundësi që presidenti të marrë mendime si t’i teket kur kuvendi voton dekretet, ndërsa kuvendi se ka të drejtën të bëjë ndryshime kushtetuese”, shton Patozi.
Patozi theksoi se në muajin Korrik vendi do të ketë një President dhe se e rëndësishme është që të jetë cilësor dhe ta kete te qarte se do jete President Ceremonial.
“Të ketë frymën e kushtetutës, honorifik, duhet që presidenti që shkon ta kuptojë se jo duke lexuar protokollet e shtetit është i pari dhe mbetet i pari. Ne jemi Republikë Parlamentare dhe është President ceremonial. Po flasim për një President dinjitoz, të mos nxjerrë shpatën as kundër mazhorancës as kundër opozitës. Nuk ka rendesi gjinia. Mund të kemi edhe një president në 3 raundet e para”.
Patozi theksoi se mazhoranca do propozojë emrin për President nga radhët e saj. “Mënyra sesi shprehet kushtetuta, kreu i shtetit do jetë në radhët e mazhorancës. Presidenti mund të votohet dhe nga mazhoranca dhe nga opozita. Jemi në situatë hipotetike dhe do jetë nga mazhoranca sepse kështu e kërkon Kushtetuta.”.
Reformat
Patozi theksoi se bllokimi i reformave nga ana e opozitës nuk ishte një ngjarje e papritur. Sipas Patozit, një muaj pas marrëveshjes PS-ja ka vendosur parakushtet e shtatorit duke bllokuar sërish reformat.
“Reforma zgjedhore është një proces që kërkon kohën e tij, me e rëndësishme është cilësia se sa koha. Reforma për rregulloren e kuvendit ka dhe një muaj kohe, këto ndryshime mund të zgjidhen brenda pak kohësh. Mjafton që PS të tërhiqet nga parakushtet e shtatorit, të cilat kanë qenë të papranueshme për ne.”- deklaroi Patozi.
Sipas deputetit demokrat, “fakti që socialistët insistojnë aq shumë në ndryshimin e rregullores së Kuvendit, duke kërkuar t’i heqin kryeministrit ato që ia lejon Kushtetuta, tregon se ata besojnë që do të mbeten gjatë në opozitë”.
Sipas Patozit, janë absurde pretendimet e opozitës se pse ndryshoi agjenda për diskutimet e lira në Parlament. “Shqiptarët e kuptojnë që këtu nuk ka dallim, nëse diskutimi nisi 1 orë më parë, apo 1 orë më vonë. Gjithë parlamentet e botës e kanë diskutimin e lirë në fund të seancës”.
Patozi akuzoi kryesocialistin Edi Rama se ngec reformat me qëllim ngecjen e integrimit të vendit.
“Edi Rama është i prirur të ngecë reformat. Reformat po bllokohen me dashje. Rama tha sot një gjë ogurzezë, tha se ligjet me 3/5 apo reformat nuk janë të mjaftueshme për të marrë statusin. Kur qenka kështu, kur Rama pretendon se jemi ne fajtorët e humbjes së statusit, pse Edi Rama nuk mbaron detyrat e tij, vetëm ato që kanë të bëjnë me kontributin e opozitës dhe të na e lejë në derë humbjen e statusit”.
Patozi shton se nëse Rama nuk do kishte bllokuar 2 vjet reformat, atëhere Shqipëria do e kishte parakaluar 2 herë Serbinë në rrugën e integrimit.
“Por Rama e bllokoi 2 vjet, ne do ishim 2 vjet para Serbisë, dhe nuk mund të na parakalonin serbët nëse ai do bashkëpunonte, në rast se do bënte reformat”.
I pyetur se nëse ka vend për zgjedhje të parakohshme, Patozi theksoi se ‘ne skemi nevojë për zgjedhje të parakohshme se e kemi mundur në të gjitha zgjedhjet.
Lidhur me cështjen e dekreteve të Presidentit, Patozi theksoi se opozita sillet sikur do qëndrojë përgjithmonë në opozitë.
“Edhe për dekretet e presidentit ata sillen sikur do jenë në opozotë për një kohë të gjatë. Dekretet e presidentit nuk janë gjithmonë për emra, apo për cështje. Grupi i PD sa herë është votuar në mënyrë të fshehtë, për emërtesa të kuvendit etj ne mbrojmë parimin, ne kemi parimin, për ne nuk ka shumë rëndësi”
Në lidhje me kërkesën e opozitës për dënimin me burg të komisionerëve që manipulojnë vota, Patozi theksoi se “ne jemi një shtet sureal në rast se vendosim penalitete kaq të forta për vepra penale që duhet të jenë kundravajtje penale.
“Nuk mund të dënohet një komisioner me 8 vjet burg për një fletë votimi, edhe në rast se ai manipulon me votën, dhe një vrasës të dënohet me 2 vjet burg.”- deklaroi Patozi.
Largimi i Oketës nga PD
Nënkryetari i Partisë Demokratike theksoi se arsyet e Gazmend Oketës për tu larguar nga PD nuk qëndrojnë.
“Nuk mundet që një deputet të thotë se PD ka ndryshuar për shkak të vendosjes së listave të mbyllura kur vetë është produkt i këtyre listave. Nuk mund të pranosh që ka krizë të elektoratit kur durrsakët të votuan. Më saktë votuan Sali Berishën dhe jo Oketën ashtu si në zonën time. T’i pretendon sot se po shkon në një forcë tjetër politike për shkak se lideri i forcës ku ishe është më shumë autoritar se duhet. I bie që ti ikën nga ky lider të bëhesh ushtar tek një parti tjetër”
Aleanca Kuq e Zi
Ndër të tjera, nënkryetari i PD-së deklaroi se Aleanca Kuq e Zi nuk do të ketë asnjë të ardhme, pasi sipas tij, shqiptarët nuk janë aq naivë sa të besojnë “se ai që tund flamurin është atdhetar dhe ai që flet për Shqipërinë etnike mund ta arrijë atë.”
Sipas Patozit, lideri i AK-së është një abuzues, që ka deformuar pozicionin e tij si nënkryetar i KLD-së për të bërë politikë.
“Është abuzues deri në detaje, deri në financat publike me fondet e KLD-së, ka bërë udhëtime jashtë shtetit për çështjen e Aleancës Kuq e Zi. Në delir e sipër Spahiu u ka demonstruar të gjithë shqiptarëve që nuk është gjë tjetër veçse një sharlatan politik. Nuk besoj që do ketë ndikim në votat e të djathtëve.”- u shpreh Patozi.
(d.b/er.nu/BalkanWeb)