Durrës, makina përplas motoçikletën, ndërron jetë 62-vjeçari
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në Durrës. Ngjarja e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Fllak, në vendin e quajtur “4 rrugët” ku një makinë është përplasur me një motocikletë.
Mësohet se automjeti me targa DR 9007 G që drejtohej nga shtetasi Lorenc Lala,33 vjec është përplasur me motocikletën e drejtuar nga 62 vjecari Gjon Doda, duke mbetur i palgosur ky i fundit.
Doda është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, por si pasojë e plagëve të rënda nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.