E Diel, 1 Nëntor 2026

One Stop Shop, Basha: Bizneset, licencë vetëm me një ndalesë

TIRANË- Kryebashkiaku Lulzim Basha ka përuruar sot qendrën e licensimit “One Stop Shop”, e cila sipas tij, do t’i mundësojë biznesit shërbime më të mira, ndërsa ul edhe barrën e tyre fiskale.

“Qeverisja e mirë nxit investimet, i bën më të sigurta dhe ofron klimën e favorshme. Me qeverisjen qendrore jemi angazhuar për të ulur barrierat fiskale, eliminuam mbi 60 tarifa, sot përurojmë për këtë qëllim shërbimin më të fundit me një ndalesë në Tiranë, qendrën e licencimit në Tiranë”- tha Basha.

Sipas Bashës, ky projekt është pjesë e vizionit të Bashkisë së Tiranës, për një qytet europian.
“Ne ndajmë vizionin e një qyteti europian ku biznesi, qytetarët dhe institucionet bashkëpunojnë për një të ardhme më të mire”, tha Basha.

Përurimi i këtij shërbimi për biznesin sipas Bashës do të thotë, "Më shumë lehtësi për biznesin për marrjen e një licence, apo autorizimi”, ndërsa shtoi se do të hapen edhe vende të reja pune.

Hapja e One Stop Shop, sic tha edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, ul edhe kohën për regjistrimin e bizneseve, üpasi sic tha ai, aplikimi mund të bëhet edhe on line.

(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Bashkia e Tiranës: Plan masash për fëmijët në nevojë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›