Topalli-Berson: BE jo e plotë pa Ballkanin perëndimor
TIRANË - Reformat e integrimit dhe ekonomia janë dy shtyllat kryesore që Parlamenti ka në fokusin kryesor të punës së tij, tha sot kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë një takimi me Senatorin francez Michel Berson.
Gjatë takimit, kryetarja e Kuvendit vlerësoi rolin e Shqipërisë si një vend moderator për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe u shpreh se Evropa pa Ballkanin Perëndimor nuk do të mund të jetë e plotë.
Sipas njoftimit për shtyp të Kuvendit, senatori francez i shprehu znj.Topalli urimet më të mira për hapjen e projektit të binjakëzimit "Forcimi i Kuvendit të Shqipërisë", duke shprehur dhe mbështetjen e Asamblesë Kombëtare të Francës në dispozicion të Parlamentit shqiptar për të dhënë ndihmën dhe asistencën me qëllim forcimin dhe konsolidimin e tij. "Shqipëria është një vend i vogël, por impresioni që kam pasur që në vitin 1988, kur e kam vizituar për herë të parë, ka qenë se këtu jeton një popull me shpirt dhe identitet të madh. Janë të padiskutueshme ndryshimet pozitive që ka shënuar Shqipëria. Dhe sot, kur mbërrita këtu dhe pashë realitetin, kuptova se ju po ecni me hapa të vendosur drejt Bashkimit Evropian. Jam i sigurt se do t’u përgjigjeni me kujdes të gjitha sfidave që keni përpara në procesin integrues", tha senatori Berson.
Topalli informoi senatorin francez mbi klimën miqësore që Shqipëria ofron për bizneset, duke theksuar se një numër i lartë i investitorëve të huaj kanë paraqitur interesat e tyre për të shfrytëzuar potencialet e shumta që vendi ofron në turizëm, infrastrukturë, bujqësi dhe shumë fusha të tjera.
(er.nu/BalkanWeb)