E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi e Olldashi, fushate me investime dhe NATO

Perfaqesuesit e larte te Partise Demokratike kane nisur intensivisht takimet me banoret e qyteteve dhe komunave te vendit, per te bere edhe bilancin e qeverisjes se djathte gjate kater viteve ne pushtet. Ministri i Transportit, Sokol Olldashi zhvilloi takime ne komunat e Fierit dhe te Tiranes. Gjate takimeve me banoret e Mbrostarit ne Fier, ministri Olldashi deklaroi se gjate tre viteve te qeverisjes socialiste, kjo komune ka pasur nje investim prej 90 milione lekesh, nderkohe qe gjate kesaj qeverisjeje te djathte investimet vetem per kete komune kane kapur shifren e 168 milione lekeve te reja. Rritjen me dyfish te investimeve, ministri Olldashi e theksoi edhe ne komunat e Ndoqit, Vaqarrit dhe Peze Helmes ne Tirane. Nenkryetari i Partise Demokratike, Astrit Patozi ne kuader te turit parazgjedhor zhvilloi takime ne komunat Vllahi, Armen dhe qytetin e Selenices ne Qarkun e Vlores. Gjate fjales se tij, perpara banoreve te ketyre zonave, Patozi deklaroi se mazhoranca me punen qe ka bere gjate kater viteve, ka kapercyer edhe veten ne parashikime, qe kulmojne me anetaresimin para disa dites ne NATO. Opoziten socialiste, nenkryetari i PD-se, e cilesoi si nje parti te strukur ne salla, qe pret kryetarin e saj qe ka ne themel te programit te tij korrupsionin, te paraqese politiken e re.

Berisha

"Ka nje seri kriteresh per liberalizmin e vizave dhe jane te shumta, por te mos mendojme se, ministri i Jashtem i nje vendi mund te thote po, kur te degjoje se ne nuk i kemi keto dokumente te identifikimit"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›