E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat, transport falas ne komuna

Fatjona Mejdini

Zevendeskryeministri Genc Pollo, do te drejtoje nje Taks-Force e cila do te krijoje lehtesira per pajisjen me karta te identitet te te gjithe qytetareve, qe kane veshtiresi nga me te ndryshmet ne terheqjen e ketij dokumenti. Ngritjen e kesaj strukture te vecante kryeministri Berisha e njoftoi ne mbledhjen e djeshme te qeverise, si nevoje per pershpejtimin e metejshem te pajisjes se qytetareve me karte identiteti, perpara zgjedhjeve. Po keshtu kryeministri Berisha njoftoi se ne ditet e shtuna dhe te diela qendrat per aplikimin e ketyre kartave, do te jene te hapura per te gjithe qytetaret qe do te donin te aplikonin. Per kreun e ekzekutivit, Taks-Forca qe do te ngrihet do te parashikoje lehtesi per transportin e organizuar te banoreve te fshatrave, qe ndodhen larg nga qendra e komunes. "Tani qe qendrat e aplikimit fillojne aktivitetin edhe ne ditet e shtuna dhe te diela, kerkohet qe edhe kryetaret e komunave, keshillat e komunave te percaktojne edhe krijimin e lehtesirave te transportit, me autobuse, apo me mikrobuse kur jane lagje te shkeputura", deklaroi kryeministri Berisha, duke theksuar se keto masa merren nga qeveria per te bere procesin me te lehte per qytetaret. Kryeministri Berisha theksoi se dy jane arsyet me te rendesishme, pse qytetaret duhet te pajisen me kartat e identitet dhe pasaportat e reja biometrike. "Une dua te informoj qytetaret shqiptare se deshmia, nder me kryesoret, e pershtatshmerise se ketij kombi per te hequr vizat eshte pajisja e tyre me leternjoftime dhe pasaporta biometrike," u shpreh kryeministri.

Sipas tij, fillimisht keto karta do te perdoren per nje proces modern zgjedhor, te lire dhe te ndershem. Kryeministri Berisha deklaroi se me terheqjen e kartes per procesin e votimit, qytetaret tregojne pergjegjshmeri per te kontribuar ne kete proces i cili duhet ta tregoje te denje Shqiperine per te qene pjese e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. "Drejtimi i pare, eshte pjesemarrja ne votime me dokumentet me te sigurta te identitetit dhe deshmia para 28 vendeve anetare te NATO-s, para 27 vendeve anetare te Bashkimit Evropian, para te gjithe miqve tane, te deshmojme se keto zgjedhje do t'i bejme te standardeve me te mira", deklaroi kryeministri Berisha, duke shtuar rendesine e ketyre zgjedhjeve ne aspektin nderkombetar. Nga ana tjeter kryeministri deklaroi se keto dokumente ishin te rendesishme dhe per faktin se i hapin rruge liberalizimit te vizave per te gjithe shqiptaret. "Ne, si qytetare, duhet te tregojme pergjegjesine e plote dhe nuk duhet te pretendojme, ne asnje rrethane, qe te na jepet ajo qe nuk meritojme. Gjithnje, duhet te bejme detyrat tona, te pajisemi me keto dokumente dhe kjo perben premisen me te madhe", deklaroi kryeministri Berisha, duke shtuar se pajisja me dokumentet e reja ishte nje kusht per levizjen e lire. Ne menyre te here pas hershme kryeministri Berisha i ka bere thirrje qytetareve per t'u pajisur me kartat e identitetit dhe ai ka kerkuar qe ne te njejten menyre te veproj edhe kryetari i PS-se, Edi Rama.

Falas

Qeveria ne menyre te here pas hershme ka ulur edhe cmimet per kartat e identitetit, por kryeministri Berisha nuk ka pranuar qe ato te shperndahen falas. Sipas Berishes, falas do te jepen vetem per kategori si tetraplegjiket, te verbrit dhe romet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›