E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama:"Jo takse per te drejten e votes"

Kreu i Partise Socialiste, Edi Rama, ka qene dje prane komunitetit egjiptian qe jeton ne Bregun e Lumit ne periferi te kryeqytetit. Mes pohimeve te qytetareve per pamundesi jetese dhe kushte te veshtira ekonomike, kryesocialisti u perballe edhe me ankesat e tyre per t'u pajisur me karta identiteti. Rama u shpreh se eshte e patolerueshme qe te taksohet nje e drejte kushtetuese, sic eshte e drejta e votes. "Te gjithe duhet t'i marrin kartat per te votuar, ne menyre qe nje e drejte themelore e njeriut, qe eshte ne Kushtetute, qofshin gra apo burra, rome apo egjiptiane, ne fshat e ne qytet, nuk mundet dot te shitet dhe nuk mundet dot te blihet. Eshte nje e drejte qe duhet ta kete secili dhe qe ne do te luftojme deri ne fund, qe te garantohet per secilin, ne menyre qe cdo njeri te beje zgjedhjen e tij", deklaroi Rama.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›