E Diel, 1 Nëntor 2026

Pleqte rome ne feste: Rrofte Sali berisha!

Lajmi per pajisjen me karta falas i ka gezuar te gjithe. "Te na rroje Sali Berisha!", shprehen dy te moshuar qe jane te shtrire ne oborr. "Ai eshte burre qe mendoi per ne. Ndryshe nuk mund te merrnim karta e te votonim. Tani e dime mire se per ke do te votojme", vijojne ata. Romet kane shpresa te medha ne qeveri. Ata mendojne se me ne fund dikush u kujtua per kete shtrese. "Askush nuk na kishte ne defter me pare", shprehet Sabriu, nje i moshuar i lagjes "Rrapishte". "Por me duket se tani u kujtuan edhe per ne. Kemi nevoja te madha dhe vetem shteti mund te na ndihmoje. Sepse te gjithe ne dhe femijet tane, jane te shtetit. Le t'i marre, ja ku i kane. Na duhen rruge, drita, uje, shtepi, pune, pse jo dhe nje pension. E filluan me kartat, le ta vazhdojne me te tjerat", reagojne ata per situaten.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›