E Diel, 1 Nëntor 2026

30 vetë për ta nxjerrë nga shtëpia vajzën që peshon 400 kilogramë

http://www.youtube.com/watch?v=DpcZnGCL9C0

Georgia Davis, vajaza që peshon 400 kilogram

Adoleshentes më me peshë në Britaninë e Madhe, Georgia Davis (19), dje i është ofruar ndihma e shpejtë. Shpëtimi dhe nxjerrja e vajzës nga shtëpia ka zgjatur afro tetë orë. Rruga ku Georgia jeton ishte e mbyllur për kalimin e makinave, sepse duhej të thyheshin dy mure të shtëpisë së saj, që pastaj me vinç ta nxjerrin nga dhoma e fjetjes në katin e parë. Në shpëtimin e saj kanë marrë pjesë zjarrfikësit, policia,ndihma e shpejtë dhe ndërtimtarët. Georgia peshon 400 kilogramë.

Për shkak të mbipeshës, Georgian kanë filluar ta lëshojnë organet. Para disa vitesh ajo me sukses i ka hequr shumë kilogramë, në një kamp amerikan, por kur është kthyer në shtëpi pesha i shtohet. Nga depresioni ajo nisi të ha edhe më shumë.

Mjekët e kanë paralajmëruar se për shkak të peshës së tepërt mund të vdes herët. Georgia ka thënë se nuk mendon për këtë, sepse përndryshe e kap paniku. Nga shtëpia ka dalë vetëm njëherë në javë, meqë është lodhur pas vetëm pesë hapave.

Në gusht të vitit 2008 ajo i kishte 209 kilogramë, për çka ka qëndruar në një kamp në SHBA, në një qëndrim njëmujor që i ka kushtuar 3800 dollarë. Aty i ka hequr disa kilogramë, por e fiton diabetin. Pas daljes nga kampi i kishte 114 kilogramë. Kur në qershor kthehet në Britani që të kujdeset për nënën e sëmurë, gradualisht kthehet në peshën e mëparshme.

Georgia tha se kur është kthyer nga kampi nuk ka mundur të përgatisë asgjë për ushqim, kështu që kanë përdorur patate dhe peshq të skuqur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›