Presidenti, AK: Jo nga kulisat Berisha-Rama-Meta
BULQIZE- Nga Bulqiza, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu është shprehur se, shqiptarët nuk e duan një president nga kulisat Berisha-Rama-Meta, por për një president që e do dhe e voton populli.
Duhet të zgjidhet një president që e do dhe e voton populli, jo një president që e kërkon me çdo kusht Sali Berisha. Zgjedhja e një presidenti sipas tekave të kryeministrit do të sillte një izolim të ri të Shqipërisë përballë vendeve të zhvilluara deklaroi lideri i Aleancës KuqeZi.
Kreu i AK-së, më tej është shprehur se shqiptarëve u duhet një president patriot dhe shqiptarë, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha se po rrënon integrimin e vendit për shkak të egos së tij për pushtet dhe vetëm për një emër.
Spahiu ndërkaq ka theksuar se AK është e vetmja forcë politike që deri më tani ka dalë me një propozim konkret për kandidaturën e postit të Presidentit të Republikës, që është ajo e Myslim Pashaj.
Gjatë tubimit të AK-së në qytetin e Bulqizës, të pranishmit kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë dhe kanë kërkuar largimin e saj për shkak të mos mbajtjes së premtimeve të dhëna por mbi të gjitha për gjendjen që vendi është katandisur.