E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi ne abc news apel Metes te mos joshet nga oferta e Rames

Persa kohe Ilir Meta eshte ende ne dileme per koalicionin e 23 qershorit, aleatet ne pushtet e keshillojne te mos joshet nga ofertat e Edi Rames ne opozite.
Ne studion e abc neës, kreu i grupit demokrat Astrit Patozi vuri ne dukje se vendimet e LSI-se duhet te bazohen ne llogarite qe imponon vota e 8 majit te 2011.
Kreu i mazhorances Sali Berisha nuk do te prezantoje candidatet e rinj per deputete sic po ndodh ne seline e parties me te madhe opozitare.
Deputetet qe largohen ndjehen te fyer ne kete forme sipas Patozit.

Patozi vuri ne dukje se ne prag te zgjedhjeve te 23 qershorit, largimi i partive aleate nga koalicioni opozitar eshte shenje e klimes mosbesuese ne kampin opozitar.

Socialistet refuzuan uljen e moshes se votimit deri ne 16 vjec me dy arsye. Emigrantet qe nuk votojne dhe problematika ne listat zgjedhore. Te dyja nuk qendrojne, sipas kreut te deputeteve demokrate Astrit Patozi, I cili negocioi me kryetarin e grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci.

Mungesa e besimit mes paleve duket se eshte arsyeja e vertete qe 100 mije te rinj nuk do te votojne ne keto zgjedhje.

PD nuk lutet sqaron Patozi, por garanton se respekton marreveshjet me aleatet, dhe LSI eshte e qarte ne kete pike, sipas tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›