E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi:Rama e PS-ja, në zgjedhje duke vajtuar

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi e konsideroi si një ngjarje historike anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Sipas tij, i vetmi që kërkoi të prishte festën në këtë ditë të shënuar ishe kreu i PS-së, Edi Rama. "Edi Rama kërkoi të prishte festën e anëtarësimit në NATO duke uruar i fundit këtë ngjarje. Ai kërkoi të prishte festën ndaj dhe vendosi të organizojë aktivitetin në një ditë tjetër", u shpreh Patozi. Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, "vetëm një kryetar i papërgjegjshëm kërkon që ta shdërrojë hallin e tij në hallin e gjithë shqiptarëve".Sipas Patozit Edi Rama është i vetmi kryetar partie që po e çon partinë e tij duke vajtuar në zgjedhje. "Gjithë këto ditë kemi dëgjaur vajtimin e opozitës për çdo arritje të vendit. Rama është i vetmi kryetar partie që po hyn në zgjedhje së bashku me partinë e tij duke vajtuar", nënvizoi Patozi. Ai e konsideroi mjerim të opozitës dekleratat e njëpasnjëshme për dëshimin me procesin e kartave të indetitetit. Patozi shprehu vendosmërinë e plotë të qeverisë për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›