Patriku serb Irinej sërish kërcënon me luftë
Edhe këtë përvjetor të mbajtjes së festës së Vidovdanit në Gazimestan, ultranacionalistët serbë më tërë ikonografinë mesjetare përcollën mesazhe për luftë. Grupet kriminale serbe, pjesëtarë të së ashtuquajturës “Garda e Car Lazarit”, “Fytyra” dhe grupi “1383”, edhe një herë tjetër i kanë sfiduar organet tona shtetërore dhe ndërkombëtare, duke u futur në Kosovë. Këta kriminelë serbë kanë ardhur në manifestimin tashmë tradicional të shënimit të Betejës së Fushë-Kosovës, më 28 qershor. Këta sigurisht kanë marrë pjesë edhe në masakrat shumta kundër shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë. Dihet se serbët, në këtë betejë, turpshëm ishin thyer nga Perandoria Osmane. Dhe tash gjoja e kremtojnë si fitore të tyre! Gazimestani është bërë sinonim i së keqes. Nga ky vend, kryekrimineli Millosheviq edhe nisi marshimin makabër mbi “Kali të bardhë” për shkatërrimin e ish-Jugosllavisë.Këta serbë të cilët morën pjesë në këtë manifestim janë produkt i Kishës Ortodokse Serbe. Patriku serb Irinej që mori pjesë në këtë manifestim për të satën herë më radhë u shërbye me rrena tashmë të njohura së Kosova është djep i serbizmit.Lutja e tij ishte që Kosova kurrë të mos i shkëputet Serbisë. Madje kryepopi Irinej nuk ngurroi të bëjë thirrje për luftë. Ai u bëri thirrje popullit serb që nëse paraqitet nevoja të flijohet. Këta farë kryepopët serbë moti e kanë lënë rrugën e Zotit, duke i marrë në dorë punët e politikës. Kisha serbe gjithmonë mbajti qëndrim antishqiptar. Dhe, në luftën e fundit, u bë krahu më i fortë i Millosheviqit kundër shqiptarëve në trojet e tyre. E mira e së mirës do të ishte sikur kjo festë të ndalohej përgjithmonë në Kosovë, sepse ajo tashmë është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht nga shtetet më me peshë në skenën ndërkombëtare. Beogradi zyrtar një kremte të tillë le ta mbajë në territorin e vet. Kot e quani Kosovën djep të serbizmit. Ajo do të mbesë vetëm si iluzion në kokat e kryepopëve, të Tadiqit dhe të gjithë shovinistëve të tjerë serbomëdhenj. Fotot e kriminelëve më të mëdhenj të luftës si Karaxhiqit, Mlladiqit… që u panë në këtë manifestim, nuk janë gjë tjetër pos lojë e turpshme serbe më ndjenjat e shqiptarëve.
Por shqiptarët nuk e harrojnë lehtë të kaluarën e hidhur nën sundimin e egër serbo-sllav. Klerikët ortodoksë serbë dhe „Sinodi i Shenjtë“, përpos emrit të cilin e mbajnë, nuk kanë asgjë të përbashkët me fenë që e predikojnë. Këta ishin dhe kanë mbetur më të zëshmit kundër të gjitha vlerave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve. Një antishqiptar i përbetuar ishte, pa dyshim, edhe mumja Pavle, i cili edhe u bë krahu më i fortë i kryekriminelit Millosheviq, për shfarosjen e qenies shqiptare në luftën e fundit. Për çudi, pothuajse të gjithë klerikët serbë e ndoqën rrugën e vozhdit të tyre, patrikut Pavle. Pas çdo vizite të tyre nuk kaloi shumë kohë dhe filluan ndërtimet e mureve të kishave të tipit mesjetar përreth Manastirit të Deçanit dhe Patriarkanës së Pejës. Gjithashtu u bë pengimi edhe i ndërtimit të autostradës së planifikuar, deri te trevat shqiptare në Mal të Zi e të cilat mjete i kishte ndarë MASHT-i. Në një manastir të komunës së Rahovecit, bashkë me flamurin kishtar serb, ishte ngritur lart edhe flamuri i Serbisë. Edhe ky fjalim i fundit i Irinejit në Graçanicë e Gazimestan do të lërë pasoja politike, edhe pse numri i pjesëmarrësve në këtë manifestim ishte shumë më i vogël. Kryepopët serbë, në vend të kërkim-faljes për vrasjet dhe masakrat që i bënë mbi shqiptarët e pafajshëm, po kërkojnë gjakderdhje të reja. Organet tona të sigurisë dhe forcat e shumta ndërkombëtare nuk do të duhej ta lejonin hyrjen e këtyre kriminelëve në Kosovë. Ata duhet të rrinë sa më larg Kosovës. Duhet ta kenë të qartë se ka përfunduar epoka e carëve dhe knjazëve. Ploja serbe mbi shqiptarët ka përfunduar në vitin 1999, kur forcat aleate të NATO-së, bashkë me luftën çlirimtare të popullit shqiptar, dëbuan përfundimisht nga trojet e tyre falangat e kryekriminelit Millosheviq…