PS kërkon paketën kushtetuese, PD: Po bllokoni procesin
Gjykata e Lartë
Partia Socialiste kërkoi dje mosvazhdimin e diskutimeve për draftin Për organizimin e funksionimit të Gjykatës së Lartë, duke e lidhur me faktin se më parë duhej të shqyrtohej paketa kushtetuese e propozuar nga opozita për mandatin e gjyqtarëve. “Ne themi do të bëhet më prapa, që të mos vijmë pas dy javësh apo sa e keni parashikuar ju dhe themi se shiko ne kemi dhe këto gjëra të tjera që i thamë që sot për ta ndihmuar procesin në reflektim. Por në çdo rast ky reflektim nuk mund të shqyrtohet para ndryshimeve kushtetuese”, tha nënkryetari i komisionit, deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj. I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, i cili theksoi se ky projektligj po kërkohet të bllokohet përsëri nga PS-ja, duke sjellë dy bllokime. E reduktojmë dot lëndën vetëm për aq sa i hap rrugë zbatimit të ligjit të çështjeve administrative, apo nuk e bëjmë dot as këtë veprim. Apo duam me një të rënë të lapsit të bllokojmë dhe Kushtetutën, dhe imunitetet, dhe Gjykatën Administrative, dhe Gjykatën e Lartë”, u shpreh kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali. Por Xhafaj ndërhyri sërish, duke theksuar se në cilindo variant ky projektligj do të duhet të shqyrtohet pas kohës që i keni dhënë vetes për të bërë ndryshime kushtetuese. Pasi ta mbarojmë këtë diskutim vijmë. Nëse nuk ia dalim dot të mbarojmë reformën, do të bëjmë amendamentet vetëm për Gjykatën Administrative”.
PS kërkon paketën kushtetuese, PD: Po bllokoni procesin burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip