E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paul McCartney nderohet nga Barak Obama

Ish pjesëtari i grupit “Beatles” Paul McCartney është nderuar me cmimin 'Gershëin Prize for Popular Song' nga Kongresi amerikan. McCartney mori çmimin për kengën më popullore, dhe për kontributin e tij në skenë. Cmim që u dha nga vetë dora e presidentit të SHBA-së Barak Obama.
Ai është pritur në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti dhe për nder të Zonjës së Parë amerikane, Michel Obama, ai ka interpretuar këngën 'Michelle'.
McCartney theksoi se fitimi i këtij cmimi ishte i madh dhe shume i rëndësihëm por më e rëndësishme për mua është që m'u dha nga dora e presidentit Obama.

(l.c/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›