E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, sekustrohet drogë në një furgon, në kërkim poseduesit

Forca të shumta të policisë së Gjirokastrës janë angazhuar gjatë ditës së sotme në një operacion anti-drogë. Operacioni policor është fokusuar në aksin rrugor Jorgucat-Muzinë- Bictricë, aksion ky që është finalizuar me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike. Ndonëse detajet lidhur me këtë operacion janë të cunguara, policia e Gjirokastrës bën të ditur se sasia e drogës u sekuestrua në një furgon, ndërsa janë shpallur në kërkim poseduesit e saj, të cilët kanë braktisur furgonin sapo e kanë identifikuar policinë, duke u drejtuar në drejtim të pyllit. Po sipas burimeve policore droga e sekuestruar vinte nga Lazarati dhe mendohet se kishte si destinacion Sarandën.
 

Po sot rreth orës 02.30 të mëngjesit, si rezultat i një tjetri operacioni policor Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 93 kilogramë mariuanë, ndërsa ka arrestuar një prej transportuesëve të lëndës narkotike, ndërsa janë shpallur në kërkim 3 persona të tjerë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, disa sende personale të personave të dyshuar dhe prova te tjera materiale që shërbejnë për dokumentimin me prova ligjore të autorëve të këtij trafiku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›