E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paulin Dhembi: Te behemi gladiatore

"Partizani ka ende shume rruge per te bere, por une jam i bindur se ai do t'ia dale mbane". Nese e thote nje si Paulin Dhembi eshte per t'u marre seriozisht. Mesfushori korcar eshte padyshim elementi me produktiv i formacionit te trajnerit Hasan Lika. I kudondodhur, ai eshte shnderruar ne nje pike referimi per te gjithe skuadren dhe, pas pezullimit te Devollit, po ben nje pune edhe me te madhe. "Partizani duhet te shohe vetem perpara. Cdo kthim koke pas na ben dem", komenton mesfushori i kuq qe me pas shton: "Eshte nje situate kritike, sidomos po te kemi parasysh se ndonje ekip po luan edhe jashte fushes se lojes... Ne e kam fjalen per Dinamon? S'ka nevoje per emra, shume gjera kuptohen". Loja e tij ne derbin kunder Tiranes ishte bindese dhe goli i shenuar i hapi rrugen fitores se ekipit te tij kunder armikut te perjetshem. "Ishte derbi i dyte i fituar radhazi. Te pakten e thyem akullin,- buzeqesh ai -. Tani jemi ne skuadra per t'u mposhtur. Jam shume i gezuar qe fituam sepse eshte nje triumf morali, eshte ndeshja e jetes ajo qe lojtaret dhe tifozet mezi e presin. Per ne ishte nje detyrim qe mos te zhgenjenim dhe ia dolem mbane. Tani kemi shume rruge perpara dhe kuptohet se kemi po kaq pune. Na presin ndeshje te veshtira dhe per t'ia dale mbane duhet t'i fitojme te gjitha. Ajo qe me shqeteson, gjithsesi, eshte edhe fakti se disa ekipe nuk luajne vetem ne fushen e lojes dhe kjo e prish garen. Por ne duhet te tregohemi gladiatore. Asgje nuk na mungon qe te arrijme nje fitore ne fund te sezonit dhe te gezojme tifozet tane," tregon mesfushori i te kuqve, Paulin Dhembi. Barazimi me Elbasanin ishte rezultati qe nuk duhej, por fitorja me Tiranen sikur i ka kthyer gjerat ne vend. Fundja diferenca me Dinamon eshte po aq, dy pike, dhe plani i kuq eshte i thjeshte: Deri ne takimin e radhes me Dinamon, jane edhe tre ndeshje, ku dy prej tyre jane te nje rrezikshmerie te larte. Nese fitojne me Besen dhe Vllaznine, Skenderbeu do te jete garnitura perpara takimit qe do te vendoste gjithcka, ai ndaj Dinamos. Nga ana tjeter, blute do te kene tre takime me delikate, derbin me Tiranen, perballjen me Besen dhe transferten me Vllaznine perpara se te vijne ne takimin kye kunder Partizanit. Duket se fati mund te sjelle nje superndeshje per javen e fundit te kampionatit, ate qe do te ndante titullin.

Te kuqte, 7 pike ne 3 derbi

Ky sezon eshte per t'u vene ne kornize, te pakten ne ballafaqimet me Tiranen. Ne tre takime te luajtura, Partizani ka koleksionuar 1 barazim dhe dy fitore, qe ne total konvertohen ne 7 pike. Ne asnje sezon tjeter te dekades se fundit te kuqte nuk shfaqin kaq produktivitet ndaj Tiranes, e cila ka pasur dominim absolut.

Por Dinamo eshte ne rregull

Ne kampin blu askush nuk e ve ujin ne zjarr per deklaratat e rivaleve te kuq. Fitorja ndaj Elbasanit ishte bindese dhe drejtuesve dinamovite nuk u intereson aspak ne ka pasur apo jo tolerime. Fundja, Dinamo udheheq prej javesh kampionatin dhe jo me kot eshte ne kete pike ne fund te sezonit. Sidoqofte, ata i druhen Partizanit. Perballjet mes tyre deri tani ne kampionat jane ndare me nje fitore ne cdo ane. Per blute eshte jetike qe te sigurojne avantazhin matematikor, i cili javen e fundit, ne perballjen me Partizanin, nuk do te vinte ne rrezik titullin kampion.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›