E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizita e Tadic, Prishtina eshte kunder

Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, deklaroi dje ne Prizren se vizita e paralajmeruar e presidentit te Serbise, Boris Tadic ne Kosove, eshte me karakter privat. Por ai i quajti "te papranueshme" vizitat per fushate zgjedhore, krijimin e situatave te acaruara dhe me konflikt, si dhe nxitjen e urrejtjes. Pritet qe Tadic sot te mberrije ne Kosove per te marre pjese ne kremtimin e Pashkeve ortodokse. "Ne ia kemi shprehur qendrimin tone UNMIK-ut, se te gjithe ata qe deshirojne te kalerojne neper Kosove ashtu si kane bere deri tani, jane persona non grata", theksoi Sejdiu duke shtuar se "ceshtja e ketyre e vizitave i takon UNMIK-ut".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›