"Permbysja" e historise se letersise shqipe
Anisa Ymeri
Rishkrimi i historise se letersise sone duket se s'do vonoje! Ka nje projekt te shkruar qartazi per ate se cka do te jete: "histori e letrave ne vend te nje historie letersie ne kuptimin ngushtesisht terminologjik".
Jo me kot eshte menduar te jete histori e letrave, pas ajo do te lejoje te jete pjese e saj letersia shqiptare ne gjuhet imperiale (kryesisht ne latinisht), letersia klasike klerikale-humaniste, lulezimi i iluminizmit ne Akademine e Voskopojes, levizjet e mendimit ne Shqiperi. Por me thelbesore prej ketyre, eshte rivleresimi shkencerisht i tradites letrare ne Shqiperi prej fillimeve deri ne kohen e sotme. Ndaj edhe ajo cka pritet te ndodhe me tekstin e ri eshte nje "permbysje" per te kuptuar me mire rrjedhat a udhet ku kane shkelur autoret tane. Drejtori Institutit te Letersise, Enver Muhameti, tregon se, "ka qene nje nisme e departamentit te letersise te institutit tone per hartimin e nje projekti te nje letersie shqiptare mbarekombetare, te gjitha trevat shqipfolese, por edhe ne diaspore". Duke e shnderruar ne te parin tekst gjitheperfshires jo vetem per nga hapesira! Pasi pjese e rendesishme e ketij teksti, i cili pritet te jete 3 vellime, jane personalitetet e letrave shqipe te anatemuar deri ne kapercyell te viteve '90-te. Pasi, sikunder theksohet dhe eshte qartesisht e evidentueshme, per shkaqe historike dhe politike, letersia shqipe eshte zhvilluar ne rrethe, qarqe, rrjedha e drejtime te ndryshme. Dhe pika me e diskutueshme e saj, eshte trajtimi dhe krijimi pergjate periudhes shteterore per gati 5 dekada. Faktore te cilet e kane copetuar zhvillimin letrar, duke lene mandej gjurme te pashlyeshme ne stilet e ligjerimit letrar nder dekada. Aq sa do te kete analize mbi shkaqet dhe fenomenet qe i kane perfshire rrjedhat e letersise, mbi te gjitha synohet nje informim i gjere mbi ato realitet qe kane ekzistuar ne vijimesi. Duke pasur ne thelb mos perjashtimin e asnje autori apo rryme. Mbi te gjitha do te jete nje rivleresim, i cili perfshin karakterizimin e pergjithshem te periudhave letrare (periudha parashqipe, letersia humaniste, periudha iluministe, letersia kombetare e Rilindjes, periudha e shthurjes se romantizmit, letersia midis dy lufterave dhe ajo e pasluftes. E nese ky do te jete nje prej atyre projekteve me rendesi teper te madhe, por qe mbeten thjesht mbi tryezat e drejtuesve te institucioneve, do te sjelle nje histori te zhvillimeve letrare permbi kufij. Keshtu theksohet nder radhet e projektit, "Qofshin keta politike, hapesinore, ideologjike". Kjo pritet dhe synohet te arrihet ne saje te nje bashkepunimi te te gjithe anetareve te redaksise qe do te hartojne kete histori, perberja e se ciles, sipas te gjitha gjasave, do te jete shprehese e mendimit shkencor letrar te sotem. Ne kete tekst do te jene me vemendje paresore zhvillimet letrare si te tilla, faktori letrar para atij historik ne kuader te prirjeve me te pergjithshme, qe kane paralelet e tyre ne vend. Dhe kjo per te mberritur ne piken e madhe te ktheses, e cila konsiston ne hartimin e nje "histori letersie, e cila e tejkalon frymen e perjashtimit te nje shumice shkrimtaresh, per shkak te qendrimeve te tyre jashte letrare, ose per shkak te cdo ndalimi te vepres se tyre, per arsye mospajtimi ideologjik me politikat shteterore te kohes".
Rezultati perfundimtar dhe pritshmeria prej ketij projekti, i cili eshte tani vetem ne fazen fillestare, eshte ndryshimi i perfytyrimit per historine e letersise shqipe permes shkencezimit te arritjeve te deritanishme nepermjet ndryshimit te sjelljes metodologjike dhe forcimit te mendimit kritik. Gjithcka duke u tejkaluar gjendja e shthurur e hierarkise se vlerave dhe anarkia terminologjike, theksohet shprehimisht ne projektin per rishkrimin e historise se letrave shqipe te Institutit te Letersise.
Projekti synon
Qellimi i projektit eshte qe te hartohet nje histori e letersise shqipe qe i pergjigjet nivelit shkencor te sotem qe ploteson nevojat njohese dhe vleresuese te procesit letrar dhe kurorezohen perpjekjet e dy dekadave te fundme per nje veshtrim te shkencorizuar te tradites dhe procesit letrar ne boten shqiptare. Duke sjelle ne kushte te reja nje tekst, i cili i shkon per shtat edhe zhvillimit te sotem te botes shqiptare.
Letersia do shihet...
Si nje sistem me vete; si nje pjese e nje sistemi me te gjere, te brendshem (kulture, gjuhe dhe qyteterim) ne krahasim me rrjedhat letrare rajonale, evropiane dhe boterore; duke specifikuar paralelet dhe shmangiet nga keto rrjedha si edhe raportin e saj si nensistem ne kuader te zhvillimeve letrare te pergjithshme te kohes. Duke iu permbajtur nje kriteri teper te rendesishem, qe eshte ai mos perjashtues.
Teksti universitar
Rishkrimi i historise synon hartimin e nje teksti universitar akademik te historise se letersise shqipe qe te paraqese me vertetesi shkencore gjendjen e dijes ne kete fushe dhe zhvillimet e reja ne procesin, mendimin dhe shkencen letrare gjate me shume se tri dekadave te fundme. Keshtu, ne te gjitha universitetet qe zhvillojne mesim ne gjuhen shqipe apo edhe dashamiresit e letersise, do te jete ndihme e madhe.
Tekst informuese
Nje histori letersie qe informon para se gjithash, por ne asnje menyre duke mbetur ne shkalle thjesht te nje enciklopedie. Do te jete nje informacion mbi proceset dhe zhvillimet letrare, informacion per qendrimet dhe debatet me te rendesishme. Dhe gjithcka do te kaloje ne siten e nje vleresimi, gjendjeje dhe zgjidhjeje detyrash shkencore. E qe do te jete teper e hapur per diskutim dhe ridiskutim te saj.
Redaksite qendrore, Tirane-Prishtine
Dy do te jene redaksite e medha qe do te ngrihen dhe do te koordinojne punen per rishkrimin e Historise se Letersise Shqipe. Kjo eshte e shpjegueshme, pasi keto jane edhe dy qendrat me te medha ku eshte zhvilluar letersia jone kombetare, por edhe pse jane te shumte studiuesit kosovare, te cilet kane shkruar jo pak per letersine e krijuar ne Shqiperine shteterore. Por arbereshet e Italise dhe trevat e tjera shqipfolese kane vendin e tyre te padiskutueshem.
Historia gjitheperfshirese e letersise
Perpos kritereve te reja shkencore, mbi te cilat pritet te ngrihet historia e letersise shqipe, ky do te jete nje tekst aspak perjashtues. Duket qartazi se ka nje urgjence per perfshirjen ne kesi tekstesh te rendesishem te atyre personaliteteve te letrave shqipe qe per dekada te tera kane qene te anatemuar dhe vepra e tyre u shnderrua ne pak kohe ne "molle te ndaluar" per lexuesin shqiptar ne teresi. Por s'ka per te munguar edhe rivleresimi per figurat "e dyshimta" te letrave shqipe.