E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rishkrimi i penes, jemi ende nen thundren e paragjykimit"

Studiuesi dhe kritiku i artit, Prof. dr Adriatik Kallulli, njeri qe nje jete te tere ka germuar nder radhet e veprave a kryeveprave shqiptare dhe me gjere, hedh mendimin e tij mbi rishkrimin e mundshem te Historise se Letrave Shqipe. Pranon se jemi ende ne nje moment kur "gjakrat jane ende te nxehta", por ama duket se eshte fare i bindur se premisat jane teper te mira per rishkrimin e kesaj historie. "Shenjat jane shume premtuese, pasi qe tani ka shume botime, monografi per autore a studime per vepra kaq te mira qe jane objektive dhe profesional ne te gjykuarit e vlerave te letersise se asaj kohe"-shprehet Kallulli. Shqetesimi gjendet jo pak tek ata qe do te jene pjese e ketij rigjykimi te madh, qe do te jene pjese e kesaj historie te re, qe po aq do te jete edhe nje pike kthese e madhe ne tere historine e Shqiperise. Po ashtu, Kallulli shpreh qendrimin e tij per sa i takon vendit qe duhet te zene figurat e "lena menjane" ne sistemin e kaluar dhe rivleresimit te atyre qe kane qene ne maje. Thelbi i asaj cka pohon Prof. Kallulli eshte meraku i madh dhe ngerci i ketyre koheve se "s'duhet te vijojme me rrugen e mohimeve te medha"!

Prof. Kallulli, ka nje projekt per rishkrimin e historise se letersise. Si nje prej personaliteteve qe ne dy sisteme gjendeni "i perfshire" ne studimet per letersine dhe artin, si e shihni kete nisme?

Ne korrik te vitit 1993, kur ne benim hapat e para drejt pluralizmit kam qene ne nje simpozium nderkombetar ne Salzburg te Austrise me temen "Literatura si nje force politike". Per 14 dite u diskutua per te gjitha problemet ne kishte ne vetvete letersia ne lidhje me sociologjine, me politiken dhe ne lidhje me artet. Duke qene te pranishem 6 nobeliste te letrave, dhe figurat me te medha te botes, ishte per mua nje nga shkollat me te medha, ndonese ne moshe te ngritur, ku pashe se c'eshte demokracia ne konceptin e saj me te gjere, se c'eshte debati dhe se si njerezit perfyten per teza dhe pikepamje te caktuara brenda nje konference. E pas "perfytjeve" kishte kafe si miq te vertete. Une isha paracaktuar te flisja pikerisht per kete ceshtje ne ate simpozium, "A duhet rishkruar historia e letersise dhe e artit ne vendet e Ish-Lindjes?". Ishte nje teme jo vetem intriguese e joshese, por qe kerkonte nje pune te madhe qe te paraqiteshe sa me mire. Para se te mbaja fjalen, nje kolege nga SHBA-te me pyeti sa faqe e ke punimin? Pergjigjja ime ishte: "8 faqe, pasi ne lindoret jemi mesuar te flasim gjate dhe me shume hollesi". Me sugjeroi te mos kisha me shume se 3 faqe ndaj edhe gjate leximit te kumteses sime ju vuri kryqin jo pak faqeve nga ato qe une kisha shkruar me aq mund dhe ne fund mbetem asnje radhe me shume se 3 faqe. Ishte nje esence teper intriguese e gjithe asaj qe une kisha shkruar gjere e gjate. Dhe kumtimi im atje filloi vetem me fjalet e Napoleon Bonapartit: "Historine e shkruajne fitimtaret" dhe pas kesaj ajo shkroi ne formen e nje grafiku...Ende do te vazhdojme me Bonapartin? Perse keto fjale citohen serish ne shekullin dhe ne kohen tone? Ka te drejte Bonaparti? Kane te drejte te tjeret apo...?

Ka qene pikerisht ato cka kam degjuar ne kete simpozium qe me bene te kuptoj me mire raportet midis sistemeve shoqerore dhe metodave letrare artistike dhe studimore. Ndaj edhe me vjen jo pak cudi kur disa njerezve ju duket tmerr i madh te rishikohet historia, te rishikohet letersia apo historia e arteve. Njeriu ka madheshtine qe deri ne fund te jetes se tij dhe e riciklon vetveten, e rifiton vetveten, ndryshon vetveten dhe perpiqet qe keto ndryshime t'i hedhe edhe ne familje, per te vijuar ne shoqerine ku jeton.

Pse mendoni se ekziston kjo frike dhe cfare i frikeson personazhet qe do te perfshihen ne keto rishikime te medha?

Kjo eshte nje pike shume domethenese! Sipas meje, kane frike se ketu mendohet se kur njerezit nisen te riperterijne, ta rivleresojne dhe ta gjykojne dicka, atehere nuk shkojme tek rivleresimi objektiv, por shkojme tek subjektivizmi me ekstrem dhe tek intereat e castit dhe tek mohimi absolut. E mohimet e tejskajshme jane gjithmone poshteruese per ata persona qe u bejne dhe nuk jane kritere te shkences. E kete e tregon njeri nga baballaret e filozofise boterore, Hegeli cili ne nje liber per Platonin thote: "Te gjitha filozofite dhe botekuptimet e medha te njerezimit dhe kur ato nuk qendrojne ne fuqi, pertypen dhe absorbohen nga filozofite e mevonshme". Dhe e kane aty vendin e tyre, pasi nuk mund te kete nje filozofi te madhe, nje kulture apo nje tradite te madhe e cila te mohohet totalisht. Kete e kemi pas bere ne, te indoktrinuar per marredheniet mes Mesjetes dhe periudhave te mevonshme. Mirepo lindte pyetja se si kjo epoke te mbartte personalitetet e medha qe kane bere epoke dhe ne kemi shembullin tone te madh, pasi vet Skenderbeu eshte nje i tille. Keshtu qe riperteritja e jetes shoqerore, aq me teper qe ne vijme nga nje sistem i mbyllur ne nje pluralizem te gjithanshem, qe eshte shkalla me e larte e lirive te mendimit e gjykimit, kerkon domosdoshmerisht prej nesh qe shume paragjykime, koncepte te ngushta qe lindnin nga indoktrinomi, nga komandimi politik apo nga izolacioni dhe mosnjohjet tona, te shfaqen sic duhet.

Po si duhet ta bejme historine dhe a do mundim te mos bejme gabimet e medha te mohimit apo te perfshirjes se antivlerave?

Askush nuk duhet te kujtoje se procesi i gabimeve eshte nje proces i cili do te mbyllet ne nje moment dhe s'do te perbeje me problem. As tani, sikur te themi se ja po shkruajme nje histori te letersise mbi konceptet demokratike dhe gabimet jane te tejkaluara. Pasi gjate riperteritjes a rishkruarjes se historise, cilado qe te jete ajo do te kete gabime dhe subjektivizmi. Aq me teper qe ne jemi ende nen thundren e paragjykimeve te se kaluares, nuk jemi te cliruar nga interesat personale dhe me e dhembshmja eshte kur ne, shpesh behemi konjuktural per nje karrige e cila na fal komoditet, por qe se dime nese jemi apo jo te afte per ta mbajtur ate karrige, duke qene me shume peshe dhe domethenie ne keto procese. Dua te sjell shembuj nga fenomene artistike dhe letrare qe ne i kemi pasur ne Shqiperi. Ne, deri ne vitet '90-te thuajse e kemi shmangur nga vlerat e tij te medha, prej nje personaliteti te paperseritshem, Lasgush Poradecin. E keshtu, nje histori e re e letersise shqiptare, a do mund te pranonte ende kete koncept per Poradecin, kur figurat me te medha te studimeve tona, Cabej, Kuteli, Kris Maloku e poetet tane te shquar si Kadare e studiuesi Aurel Plasari e konsiderojne Lasgushin si nje figure elitare te te gjithe poezise shqiptare?! E kjo gje s'mund te anashkalohet me. Keshtu edhe per disa komprometime qe ka pasur Ernest Koliqi e kemi flakur tej per te gjitha vlerat e tij. Por jane nje sere studimesh te reja, te cilat tani e kane sjelle ate ne qender te vemendjes. E fakti tjeter me i rendesishem eshte, vepra e tij e botuar e cila me pare s'ka pasur fare kontakt me lexuesin apo edhe studiuesin. S'mund te mos verejme se vepra e tij po merr nje kumbim te ri, dhe ne verejme se tregimet e tij, trajtimet e folklorit apo edhe ato teorike jane vlera te medha per kulturen tone kombetare. Ne kete kendveshtrim, s'mund te mos i levizim nga ato pozicione te para ku i patem fiksuar. Eshte mekat i madh qe deri ne vitet '90-te, vetem disa individe te dinin per Martin Camajn dhe vleren e tij te padiskutueshme. Tani ka vertet disa studime per Camajn dhe po del ne drite figura e tij. e megjithate gjendemi para problemit te vendit qe ky personalitet duhet te zeje ne piramiden e kultures sone kombetare. Por jane te shumte edhe personalitet e tjere jo vetem ne letersi por edhe ne artin tone. Ne drejtimet e tjera, sidomos ne muzike. Pasi nuk mundesh me te japesh nje histori te muzikes shqiptare pa i perfshire emrat e njohur si kardinali Mikel Koliqi dhe shume figura te tjera te ndritura. Ju duhet dhene ketyre figurave vendin qe at meritojne.

Dhe kuptim i vertete i nje letersie eshte kur merren ne shqyrtim te gjitha vlerat qe e perbejne ate dhe terrenin ku kane lindur ato. Kjo eshte ABC-ja, dhe keshtu thone tekstologet e medhenj. Ne mund ta gjykojme nje letersi kur ne nuk dime te gjitha kopshtet e kesaj letersie. Kopshte qe figurativisht them se jane me lule te celura (pra vepra te botuara) dhe lule te pacelura (vepra te mbetura ne doreshkrime). A mundet ta shkruash nje histori te letersise ne keto dite pa vene ne dukje kontributet shume te medha te atyre njerezve qe kane qene te pervuajtur per dhjetera vjet? Njerez qe kane nxjerre prej andej me sakrifica te medha vepra te paperseritshme. Edhe ne letra cigaresh apo ne memorien e tyre, kane nxjerre disa nga veprat themelore, vepra monumentale qe s'kane se si te mbeten jashte si Pjeter Arbnori a Visar Zhiti, At Zef Pllumi, Uran Kostreci etj., qe jane pena shume te forta. Dhe nuk eshte aspak e rastit qe po botohen dhe po perkthehen shume edhe ne vende te tjera te botes. Problemi thelbesor eshte, a jemi ne te pergatitur institucionalisht qe ta bejme kete, apo hajde te marrim ca fonde, te marrim ca projekte dhe te bejme nje histori tjeter. Por para se te marrim persiper projektet, duhet te jemi aq demokrat me njeri-tjetrin, duhet te perfshijme ne kete histori te re, ata qe na duam dhe ata qe nuk na duam. S'duhet te fusim ne loje paragjykimet tona qe ky eshte monist a jo, apo cdokujt t'i veme nga nje epitet te papelqyeshem. Nese dikush eshte treguar aktiv ne 40 apo 50 vjet te historise se letersise, ai duhet te hyje patjeter ne kete kopsht, qofte peme me helm apo peme e embel, je i detyruar ta perfshish ne te dhe ta studiosh pasi ndryshe merr tjeter pozicion. Ka edhe raste kur nje studiues i huaj ka marre ne shqyrtim letersine shqiptare duke lene menjane njerezit qe kane krijuar dhe duke sjelle ne vemendje njerezit qe kane vuajtur. Historia i do te gjitha!

Nje lloj tensioni eshte i pritshem nder ata qe kane krijuar veprat e tyre gjate diktatures dhe pak ne kapercyell te viteve '90-te. Si do te reagojne ata ne kendveshtrimin tuaj?

Pyetja e ka brenda edhe gjysmen e pergjigjes qe une do jap, pasi sic thote filozofi italian, tek pyetja eshte edhe gjysma e pergjigjes. Keni te drejte ne kete ceshtje! Kjo na ben edhe pakez me skeptik nese mund ta bejme kete histori te letersise kur akoma gjakrat jane ende te nxehta?! Kur ne kemi njerez qe e kane dashur shume letersine dhe tendencat perendimore te futura prej lashtesise ne Shqiperi qe ne vitet '30-te e ne nje moment ju desh te nderpriteshin keto tendenca ne menyre te ashper e te eger. Por i qendroj konsekuent fjales sime se, te gjithe keta njerez duhet te shqyrtohen ne radhe te pare. Ata qe ne vitet '30-te kane bere ca vepra rrezatuese dhe pastaj, le te shohim se si vepra e tyre filloi te ngushtohej, te mos kishte ato dimensione lirie dhe arti, ato elemente qe ata i kishin kur ishin ende bisqe, te rinj. Ndaj them se ceshtja me themelore eshte qe studiuesit tane qe do te merren me rishkrimin e kesaj historie te jene fisnike ndaj te gjitha vlerave te krijuara. Popujt e tjere e kane treguar kete akt te larte fisnikerie. Marrim Rusine qe ka qene ne nje diktature te rende e te shemtuar, me vuajtje e persekucione, por nuk ka asnje studiues dhe asnje institucion ne Rusi qe te hedhe poshte Majakovskin, Gorkin apo dhe te tjere shkrimtare qe kane bere epoke jo vetem ne vendin e tyre por ne gjithe boten.

Dhe ne letersine tone nuk duhet te ndiqemi nga paragjykimet paraprake, per asnje shkrimtar nuk duhet ta bejme nje gje te tille. Por ama duhet se pari te percaktojme kush eshte dhe kush jo shkrimtar, pasi ka edhe prej atyre qe jane futur kot ne binane e letersise, atehere ai del vetvetiu nga mediokriteti dhe nga fakti se ai ka vetem slogane, ngjyrime politike, deklarativizma dhe vetem vlera tejkaluese. Por them me bindje qe ne Shqiperi, edhe ne ate periudhe, kemi shume me teper shkrimtare serioze te cileve mund t'u kuptosh edhe kufizimin ose sic me ka thene nje i burgosur i ndergjegjes: "Qe nga burgu kam kuptuar se cilet njerez i vriste tavani, qe i kerruste tavani, pasi donin te shkonim me tutje dhe ai nuk i lejonte. Dhe une kete tavan e kuptoj si nje perpjekje te individeve per te tejkaluar dhe donin te realizonin veten e tyre.

Sa besim keni se ky rishkrim i historise do na sjelle ate qe na ka munguar deri tani. Do mund ta kemi distancimin e atyre qe do ta shkruajne historine?

Shenjat jane shume premtuese, pasi qe tani ka shume botime, monografi per autore a studime per vepra kaq te mira qe jane objektive ne te gjykuarit e vlerave, profesional ne te gjykuarit e vlerave te letersise se asaj kohe, disidences por edhe shkrimtareve te tjere qe edhe pse mund te kene mekatet e tyre nuk jane sulmuar ne menyre te zeze dhe agresive nga keta njerez. Besimi im tjeter lidhet me universitetet tona, sepse s'mund t'i vihet faji nje 15 vjecari qe s'ka mundur t'i ezauroje te gjithe keto procese. Tranzicioni eshte nje hallakatje e madhe por besoj se gjithcka do te vije ne logjiken e vet. Por kjo do te ndodhe nese ne qendrat tona institucionale te jene njerez me shume vlera, te cilet ne radhe te pare i mbeshtet opinioni per vlerat e tyre. E nese do jene keta njerez profesionalisht te afte dhe me dinjitet e koherencen, gjithcka do te arrihet.

Cila duhet te jete sjellja ndaj atyre qe do "ri gjykohen", pasi pjesa me e madhe e tyre jetojne dhe kane krijuar ne dy kohe?

Nje mik i imi qe nuk jeton me ka mesuar qe s'duhet te merremi me problemet e biografise, me problemet morale te shkrimtarit dhe artistit. Duhet te merresh ne radhe te pare me vepren letrare dhe artistike te tyre. E nese ne, kete keshille te mikut tim do ta kemi perhere princip te punes sone te perditshme, ceshtjet e tjera le t'i shohe kush te doje. Ne ne radhe te pare na duhet te shohim dhe te evidentojme se cka dhene ky artist dhe ky shkrimtar ne vepren e tij, ne do dime ta bejme shume mire kete pune. Vetem atehere ne do te jemi shume fisnik ndaj gjithe ketyre njerezve dhe gabimeve te tyre, shpesh edhe prej veshtiresive te shtypjes, dhunes dhe rreziqeve qe ka cdo kohe.

Po vete shkrimtaret, sa mendoni se do jene fisnike ne perballimin e ketyre "gjykimeve"?

Dua te them vetem nje fjali per kete ceshtje: "Artistet me te medhenj, jane egoistet me te medhenj".

Historia, me peme me helm dhe te embla

Por cili duhet te jete thelbi i rishkrimit te kesaj historie te re te letrave shqipe?! Tani ajo eshte ende vetem nje projekt, nje embrion ne mendimet e atyre qe "i detyrohen" shqiptareve ta sjellin ne jete. Por pritshmeria nuk eshte per nje "bebe". Perkundrazi, ka ardhur koha te kemi nje tekst gjitheperfshires, me ata personalitete qe i duam apo jo. Studiuesi Kallulli shprehet: "Para se te marrim persiper projektet, duhet te jemi aq demokrat me njeri-tjetrin, duhet te perfshijme ne kete histori te re, ata qe duam dhe ata qe nuk duam". Thelbi sipas tij... "S'duhet te fusim ne loje paragjykimet tona qe ky eshte monist dhe tjetri jo, apo cdokujt t'i veme nga nje epitet te papelqyeshem". Per te mberritur tek nje pike edhe me e rendesishme: "Nese dikush eshte treguar aktiv ne 40 apo 50 vjet te historise se letersise, ai duhet te hyje patjeter ne kete kopsht, qofte peme me helm apo peme e embel, je i detyruar ta perfshish ne te dhe ta studiosh per ate qe ka sjelle". E nese do te jete keshtu, historia e re e letersise shqipe, do te kete nje fytyre jo pak te pelqyeshme, pasi cdokush mund te gjeje ate per cka ka nevoje.

Gabimet s'mund te shmangen

"Askush nuk duhet te kujtoje se procesi i gabimeve eshte nje proces i cili do te mbyllet ne nje moment dhe s'do te perbeje me problem", - keshtu pohon Kallulli teksa i pergjigjet pyetjes se rrisqeve per gabime te medha ne kete rishkrim te letersise. Eshte fare e shpjegueshme pse ndodh keshtu sipas tij. Nuk ngurron te pohoje nje te vertete te madhe duke e artikuluar qarte: "Ne jemi ende nen thundren e paragjykimeve te se kaluares, nuk jemi te cliruar nga interesat personale dhe me e dhembshmja eshte se ne, shpesh behemi konjuktural per nje karrige e cila na fal komoditet". E keshtu, gabimet do te jete teper e veshtire te shmangen por kjo s'do te thote aspak se s'do te mund te kemi nje histori teper objektive te letrave shqipe, ku rivleresimi s'ka per te munguar me siguri. Vetem se ata qe do te merren me kete projekt madhor s'duhet te ecin me idene te te perfituarit pak para nga kjo nisme e madhe si nje pike kthese teper domethenese.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›