Pavaresia, Hyseni vazhdon lobingun ne Nju Jork

Ministri i Jashtem kosovar, Skender Hyseni vazhdon lobingun ne Nju Jork per njohjen e metejshme te pavaresise se Kosoves.
Sic raportojne mediat kosovare, sot Hyseni eshte takuar me ambasadorin e Emirateve te Bashkuara Arabe ne OKB, Abdulrahim Al-Jarman, te cilit i ka kerkuar qe vendi i tij te njohe sa me pare shtetin e Kosoves.
Gjithashtu, shefi i diplomacise kosovare ka kerkuar qe EBA te votojne kunder nismes serbe per te cuar pavaresine e Kosoves ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise.