Sejdiu: Sa me shpejt shtrirja e EULEX

Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu ka deklaruar sot se rikonfigurimi i UNMIK-ut duhet te perfundoje sa me pare, ne menyre qe t’i vije radha misionit EULEX qe te shtrihet ne gjithe territorin e Kosoves.
“Procesi i rikonfigurimit te UNMIK-ut duhet te perfundojne sa me pare dhe EULEX duhet te shtrihet sa me pare ne tere territorin e vendit, pasi vonesat rreth kesaj ceshtjeje mund te jene me pasoja te padeshiruara”, ka pohuar Sejdiu.
Me tej presidenti e ka vene theksin tek njohja e pavaresise nga vendet fqinje, gje qe e ka konsideruar si teper te rendesishme.
“Njohja nga vendet e ish-federates Jugosllave ka nje rendesi te vecante per procesin e njohjes se Kosoves. Ajo do te ishte nje pergjigje e mire per vendet qe nuk e kane njohur ende Kosoven shtet”, ka shtuar Sejdiu.