E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pavarësia, Jahjaga amniston 15 të dënuar

PRISHTINE - Në përvjetorin e katërt të pavarësisë së Kosovës, Presidentja Atifete Jahjaga, nxori një dekret për faljen e dënimit të mbetur apo uljen e dënimit të 15 personave.

Dekreti u nxor, duke u bazuar në nenin 84, pika 29 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 5 të Ligjit për Falje, nenin 97 të Kodit Penal të Kosovës si dhe në Dekretin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Nr. DF-002-2012, për Përcaktimin e Kritereve për Dhënien e Faljes Personave të Dënuar.

Në nxjerrjen e këtij dekreti, Presidentja ka marrë në konsideratë dispozitat kushtetuese dhe të Ligjit për Faljen, Kodin Penal të Republikës së Kosovës dhe Dekretin DF-002-2012 mbi Përcaktimin e Kritereve për Dhënien e Faljes Personave të Dënuar, të dhënat e ofruara nga Ministria e Drejtësisë, Shërbimi Korrektues i Republikës së Kosovës dhe mendimin e Komisionit Profesional, të themeluar nga Presidentja e Republikës së Kosovës për këtë qëllim.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›