Krasiç refuzon Zenitin: Nuk largohem në huazim
TIRANE-Milos Krasiç ishte vetëm një hap larg transferimit te rusët e Zenit Shën Pjetërburgut ditën e sotme, pas interesimit të fortë të trajnerit Luçiano Spaleti dhe drejtuesve të këtij klubi. Por, mesfushori serb i Juventusit e refuzoi ofertën për të shkuar në huazim, duke u shprehur i gatshëm të lëvizë vetëm në rast të një shitjeje përfundimtare. Megjithatë, momenti i tij duket vërtet kritik, pasi Konte jo vetëm që nuk e merr parasysh, duke e lënë në stol, por shpesh e ka lënë edhe pa grumbulluar fare në ekipin e parë.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)