E Diel, 1 Nëntor 2026

Pavarësia e Kosovës, Basha uron kryekomunarin Mustafa

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka uruar sot homologun e tij, Kryetarin e Komunës së Prishtinës ,Isa Mustafa për ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. . Në mesazhin e urimit, Basha theksoi se katër vjet pas shpalljes së Pavarësisë, ju keni instaluar një model qeverisje, i cili është shembull në të gjithë rajonin, për respektin dhe shërbimin ndaj pakicave dhe bashkëjetesës mes tyre.

“Për mua është kënaqësi e veçantë, që në emrin tim dhe të qytetarëve të Tiranës t`ju përcjell Juve dhe përmes Jush, të gjithë popullit të Prishtinës e mbarë Kosovës, urimet më të përzemërta, në përvjetorin e katërt të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Që nga shpallja e Pavarësisë, më 17 shkurt 2008, Prishtina ka njohur një progres të admirueshëm. Ju, zoti Kryetar i Komunës keni arritur të implementoni standartet europiane të qeverisjes vendore, në administrimin e kryeqytetit të Kosovës. Katër vjet pas shpalljes së Pavarësisë, ju keni instaluar një model qeverisje, i cili është shembull në të gjithë rajonin, për respektin dhe shërbimin ndaj pakicave dhe bashkëjetesës mes tyre”- ka theksuar ai.
 

Qytetari i parë i Tiranës, zoti Basha gjithashtu i ka konfirmuar Mustafës mbështetjen dhe përkrahjen e bashkisë së Tiranës për të gjithë projektet e tij.

“Ndërsa vazhdoni angazhimin tuaj, për të përmirësuar sa më shumë jetën e banorëve të Prishtinës dhe në këtë ditë feste për të gjithë shqiptarët, më lejoni t`ju garantoj se tek Bashkia e Tiranës dhe unë personalisht, do të gjeni mbështetje dhe përkrahje, për të gjithë projektet tuaja”-ka shtuar më tej Basha. Ndërkohë neser 17 shkurt, z Basha pret ne zyre ne oren 10:00 kreun e Komunes se Prishtines z Isa Mustafa. Ne oren 10:30 do te kete nje konference te perbashket per shtyp.
 

Me pas, ne oren 11:00, prane pallateve te Shallvareve, zhvillohet ceremonia e dhenies se emrit nje rruge “Ibrahim Rugova”, ku i pranishem do te jete edhe kryeministri z. Sali Berisha.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›