Simbolet fetare, tërhiqet ministria
16/02/2012 Projektligjin i arsimit parauniversitar, struktura e re, ndryshon mosha arsimi bazë mbaron në 16 vjeç
Gjuha e huaj provim i detyruar në dy ciklet, kriteret të reja për emërimet e mësuesve
Zbardhet struktura e re për zhvillimin e arsimit parauniversitar publik e privat. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë janë përcaktuar ndryshimet që do të përfshijnë jo vetëm arsimin fillor, por dhe atë të mesëm, sipas ndarjes së re të ciklit 6+3+3, ku mosha e mbarimit të secilit cikël do të ketë një kufi të caktuar. Sa i takon nenit të shumëpërfolur mbi përdorimin e simboleve fetare në shkolla, ndryshe nga sa ishte konceptuar më parë, projektligji specifikon vetëm që “arsimi parauniversitar është laik, përveçse në shkollat private ku zhvillohen edhe lëndë fetare. Ndërsa në propozimin e bërë në dhjetor të vitit 2010, në nenin 36 pika katër thuhej se “ndalohet ekspozimi i simboleve fetare në institucionet arsimore, përveçse në shkollat ku mësohen lëndë fetare". Duke shënuar kështu ndoshta një tërheqje të ministrisë pas debateve me klerikët.
Njëkohësisht projektligji parashikon dhe një sërë ndryshimesh të tjera, që kanë të bëjnë me forcimin e kritereve të hapjes së institucioneve shkollore private, me procedurat e konkurrimit të hapur që do të ndiqen për emërimet e reja në arsim, si dhe zhvillimin e të gjitha praktikave të tjera mësimore. Krahas, provimeve, klasike në mbyllje të klasës së 9, dhe vitit të trtë të gjimnazit, gjuha e huaj do të jetë pjesë e listës së provimeve kombëtare.
Si ndryshon mosha
Konkretisht në ligj specifikohet se brenda tre vjetve të ardhshëm në të gjitha shkollat e arsimit fillor do të zyrtarizohet çelja e klasave parapërgatitore, të cilat do të ndiqen nga të gjithë fëmijët e moshës 5-vjeçare, kontingjent ky që, kur të arrijë moshën gjashtëvjeçare, do të kalojë në klasën e parë, duke i hapur udhë arsimit bazë të detyruar, që përfshin arsimin fillor dhe arsimin e mesëm të ulët. Arsimi fillor përbëhet nga gjashtë klasa - nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë, ndërsa ai i mesëm i ulët përbëhet nga tri klasa, duke filluar nga klasa e shtatë në të nëntë. Sipas projektligjit, nxënësi ka të drejtë ta ndjekë arsimin bazë me kohë të plotë deri në moshën 16 vjeç. Nxënësi që ka mbushur shtatëmbëdhjetë vjeç dhe nuk ka përfunduar arsimin bazë, lejohet të përfundojë klasën që po ndjek, ndërsa nxënësit që kanë mbushur gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe nuk e kanë përfunduar arsimin bazë me kohë të plotë, regjistrohen në shkollat e arsimit bazë me kohë të pjesshme.
Emërimet
Më tej ligji parashikon edhe kritere të reja për emërimet e arsimtarëve dhe drejtuesve të shkollave, së bashku me shkallët e kualifikimit që ata duhet të zotërojnë. Emërimet në punë si për mësuesit, ashtu dhe për drejtuesit e shkollave do të bëhen me konkurrim të hapur. Për këtë do të ngrihen komisione të posaçme arsimore vendore. Projektligji parashikon standarde më të rrepta për formimin universitar të mësuesve të rinj dhe kualifikimin e vazhduar të mësuesve në detyrë (profesion i rregulluar, si dhe “master i shkencave” në edukim për të tria nivelet. Kështu, në arsimin parashkollor mësuesit do të jenë me arsim universitar 3-vjeçar dhe në arsimin parauniversitar mësuesit duhet të jenë me master. Në institucionin arsimor publik për një vend të lirë pune mësuesi emërohet nga drejtori i institucionit me konkurrim të hapur pas propozimit të kandidaturave të komisionit përzgjedhës. Komisioni ka në përbërje të tij një përfaqësues nga njësia arsimore vendore, një përfaqësues nga njësia përkatëse e qeverisë vendore, kryetarin e ekipit lëndor përkatës, kryetarin e bordit të institucionit dhe një mësues me mbi pesë vjet përvojë në ushtrimin e profesionit dhe me arritje të spikatura në atë institucion, i cili caktohet nga drejtori i institucionit pas konsultimit me këshillin e mësuesve. Njëkohësisht edhe drejtuesit e shkollave pas marrjes së konkursit dhe plotësimit të kritereve të provimit të shtetit do tu jepet licensa që të ushtrojnë detyrën për një periudhë 5-vjeçare. Ndërkohë parashikohen dhe sanksione të forta për rastet kur këta të fundit do të abuzojnë. Pjesë e këtyre sanksioneve do të jenë edhe prindërit që do të neglizhojnë arsimimin e detyrueshëm të fëmijëve të tyre. Gjithashtu për herë të parë në këtë dokument është përfshirë në skemën financiare metoda e granteve për shkollat publike për të nxitur zhvillimin e tyre.
Gjuha e huaj testim kombëtar në 9 vjeçare, e gjimnaz
Të arsimit bazë
Në provimet kombëtare të arsimit bazë nxënësit vlerësohen në lëndët: gjuhë shqipe, matematikë dhe gjuhë e huaj.
Matura shtetërore
Arsimi i mesëm i lartë përfundon me provimet e maturës shtetërore. Në provimet e maturës shtetërore nxënësit japin një numër lëndësh të përbashkëta dhe një numër lëndësh me zgjedhje. Lëndët e përbashkëta për të gjithë nxënësit janë: gjuhë shqipe dhe letërsi, matematikë dhe një gjuhë e huaj. Lëndët me zgjedhje përcaktohen me udhëzim të ministrit. Organizimi dhe zhvillimi i provimeve kombëtare të maturës shtetërore rregullohen me udhëzim të ministrit.
Struktura e re e arsimit fillor dhe atij të mesëm
1. Arsimi parauniversitar përfshin nivelet me kodet 0, 1, 2 dhe 3,
a) Niveli me kod 0 - arsimi parashkollor, kopsht.
b) Niveli me kod 1 - arsimi fillor.
c) Niveli me kod 2 - arsimi i mesëm i ulët, arsimi pasfillor.
ç) Niveli me kod 3 - arsimi i mesëm i lartë.
2. Arsimi i mesëm i lartë përfshin arsimin e mesëm të përgjithshëm, arsimin profesional dhe arsimin e orientuar.
Format e arsimimit në shkolla janë:
arsimim me kohë të plotë; arsimim me kohë të pjesshme; arsimim në distancë.
Arsimi parashkollor
Arsimi parashkollor ndiqet nga fëmijët e moshës nga tre deri në gjashtë vjeç. Fëmijëve të moshës pesëvjeçare u mundësohet ndjekja e klasës përgatitore edhe pranë shkollave të arsimit bazë, me synim integrimin në arsimin e detyruar.
Arsimi bazë
• Arsimi bazë përfshin arsimin fillor dhe arsimin e mesëm të ulët. Arsimi fillor përbëhet nga gjashtë klasa - nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë. Arsimi i mesëm i ulët përbëhet nga tri klasa - nga klasa e shtatë deri në klasën e nëntë.
• Shkollat e arsimit të orientuar mund të nisin në klasa të caktuara të arsimit bazë, duke siguruar formimin e mjaftueshëm të nxënësve në lëndët e kulturës së përgjithshme.
• Arsimi bazë me kohë të plotë është i detyrueshëm për të gjithë fëmijët që janë shtetas shqiptarë me banim në Republikën e Shqipërisë nga gjashtë vjeç deri në gjashtëmbëdhjetë vjeç, me përjashtim të rasteve të parashikuara në këtë ligj. Nxënësi ka të drejtë ta ndjekë arsimin bazë me kohë të plotë deri në moshën 17-vjeçare. Nxënësi që ka mbushur 17 vjeç dhe nuk ka përfunduar arsimin bazë lejohet të përfundojë klasën që po ndjek. Nxënësit që kanë mbushur 16 vjeç dhe nuk e kanë përfunduar arsimin bazë me kohë të plotë, regjistrohen në shkollat e arsimit bazë me kohë të pjesshme.
• Nxënësi që nuk ka ndjekur të paktën dy klasa të arsimit bazë me kohë të plotë, ka të drejtë ta ndjekë arsimin bazë me program mësimor individual sipas procedurave të përcaktuara me udhëzim të ministrit.
Arsimi i mesëm i lartë
• Llojet e arsimit të mesëm të lartë janë gjimnazi, arsimi i mesëm profesional dhe arsimi i mesëm i orientuar.
• Në klasën e dhjetë të arsimit të mesëm të lartë me kohë të plotë pranohen nxënës të moshës jo më të madhe se 18 vjeç. Nxënësi deri në 21 vjeç lejohet të ndjekë arsimin e mesëm të lartë trevjeçar, kurse deri në moshën 22 vjeç arsimin e mesëm të lartë katërvjeçar. Nxënësi që ka mbushur përkatësisht moshën 21 vjeç në arsimin e mesëm të lartë 3-vjeçar apo 22 vjeç në atë katërvjeçar dhe nuk ka përfunduar arsimin e mesëm të lartë, lejohet të vazhdojë klasën që ndjek deri në fund të atij viti shkollor.
• Gjimnazi përbëhet nga tri klasa. Nxënësve që kanë mbushur moshën njëzet e një vjeç dhe nuk e kanë përfunduar gjimnazin, u mundësohet ndjekja e gjimnazit me kohë të pjesshme ose në distancë.
• Arsimi i mesëm profesional është me kohëzgjatje dy- deri katërvjeçare dhe është i strukturuar në tri nivele kualifikimi, në përputhje me nivelet e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve.
• Shkolla të arsimit të orientuar janë shkollat artistike, shkollat sportive, shkollat për gjuhët e huaja dhe shkolla për fusha të tjera të të nxënit. Pranimi në shkollat e arsimit të orientuar bëhet sipas kritereve dhe procedurave që përcaktohen me udhëzim të ministrit.
1. Zbatimi i strukturës së re të arsimit bazë për të gjitha shkollat do të përfundojë deri në vitin 2015.
Emërimi dhe shkarkimi i drejtorit të institucionit arsimor
1. Drejtori i institucionit arsimor publik emërohet nga titullari i njësisë arsimore vendore përkatëse pas propozimit të dy kandidatëve, që përzgjidhen me konkurrim të hapur nga komisioni përzgjedhës. Komisioni përbëhet nga një përfaqësues i njësisë arsimore vendore, një përfaqësues i njësisë përkatëse bazë të qeverisë vendore, kryetari i bordit të institucionit, kryetari i qeverisë së nxënësve për arsimin e mesëm të lartë, si dhe një mësues me përvojë dhe me arritje të spikatura në atë institucion arsimor, i cili zgjidhet nga këshilli i mësuesve.
Kriteret për mësuesit
Mësuesi në institucionin arsimor duhet të ketë fituar diplomën e mëposhtme në fushën e edukimit ose diplomë të njëvlershme me të:
a) Mësuesi i arsimit parashkollor: diplomë universitare të ciklit të parë të studimeve universitare “Bachelor”;
b) Mësuesi i arsimit fillor, mësuesi i arsimit të mesëm të ulët dhe mësuesi i gjimnazit: diplomë e ciklit të dytë të studimeve universitare.
Mësuesi i shkollave të arsimit profesional që jep lëndë profesionale, ai i arsimit të orientuar dhe mësuesi që punon me nxënësit me aftësi të kufizuara, duhet të kenë fituar diplomë të ciklit të dytë në fushën e edukimit.
Mësuesi i arsimit fillor dhe i arsimit të mesëm ka të drejtën e ushtrimit të profesionit të mësuesit pasi të ketë kryer me sukses praktikën profesionale dhe të ketë kaluar në provimin e shtetit
Kategoritë e kualifikimit të mësuesve janë tri: “Mësues i kualifikuar”,
“Mësues specialist” dhe “Mësues mjeshtër”.
P{rojektligji i jep prioritet mësimit të gjuhëve të huaja
Berisha, shqiptarët mund të mësojnë
kinezçe si gjuhë të huaj të dytë
Në mbledhjen e djeshme të qeverisë Kryeministri Berisha ka deklaruar se projektligji i ri i Arsimit parauniversitar vendos standardet më të mira të shkollimit, duke i dhënë prioritet jo vetëm kualifikimit të mësuesve, por dhe mësimit të gjuhëve të huaja, si dhe synon rritjen e autonomisë së shkollave. Sipas Berishës, projektligji i kushton një rëndësi të veçantë mësimit të dy gjuhëve të huaja, shqiptarët për definicion janë poliglotë të lindur. Krahas gjuhës së huaj të parë të deritanishme që e përcakton ligji, nxënësit do të mund të zgjedhin në mënyrë fakultative edhe një gjuhë tjetër të huaj të dytë, që mund të jetë edhe gjuha kineze për shkolla dhe grupe të caktuara. “Askush nuk ka aparatin e të folurit më të përshtatshëm për të folur me shpejtësi çdo gjuhë sesa shqiptarët. Qoftë kjo për grupin anglosakson, neolatin, grupin kinez, sllav etj. Është kjo një nga mençuritë më të mëdha të qytetarëve të këtij vendi, të cilët e nisin njohjen me qytetërimin, me kombet me vendet e tjera pikërisht nëpërmjet gjuhës, ndaj dhe parashikon gjuhën e parë dhe të dytë në sistemin parauniversitar. Natyrisht, e para është miratuar me ligj, por nuk duhet harruar se shqiptarët janë frankofonë, janë fluentë në italisht, duhet të hapen më shumë ndaj spanjishtes, ndaj gjermanishtes, por dhe ndaj gjuhës kineze si gjuhë e dytë. Sistemi ynë arsimor duhet të pasqyrojë botën në të cilën jetojmë, dhe kjo botë flet vetë, ndaj dhe është e domosdoshme që në sistemin tonë arsimor në përqindje të caktuar, krahas gjuhëve të tjera të mëdha, detyrimisht të jetë si e dytë edhe gjuha kineze. Një mik imi do të më thoshte se, kur vjen puna për ta folur, shqiptarët janë të parët që e flasin më mirë këtë gjuhë, ndaj le të bëjmë ne përshtatjen me realitetin, të hapet hapësirë për gjuhë të dytë spanjolle, italisht, gjermanisht dhe gjuhen kineze, detyrimisht si gjuhë e dytë.”