Pavaresia e gjyqesorit, alibi apo ironi e fatit?
Nga Ervin Malaj
Gjithkund dhe (pa perjashtim) nga gjithkush degjohet te flitet per reformen ne drejtesi, sikur ky eshte celesi i qetesise dhe lumturise, fatkeqesisht te shkaterruara keto kohet e fundit. Aktualitet i perzier me endrra legjitime bejne qe populli yne te jete sa aspirant, po aq dhe konfuz per te ardhmen. Dikush, qe deri me sot s`e ndjen detyrimin per t`i bere te qarte popullit shqiptar, s`po shpjegon cfare eshte, cfare sjell dhe per ke behet kjo reforme ne drejtesi. A mos valle nuk eshte e qarte aq sa, shume aktore/faktore te reformes, e mendojne vete reformen? Une bashke me shume kolege dhe bashkebisedues te profesionit e ndjejme veten shume me te paqarte se disa analiste, shpesh jojuriste, qe dalin nga 2-3 here ne dite neper televizione, me shume per ti bere ndoshta reklame shkollave te tyre private se sa per te analizuar situaten e drejtesise.
Me kujdes dhe vleresim ndjekim zhvillimet e ligjit te fundit per pavaresine e gjyqesorit. Respekt!E tille duhet te jete gjykata, se te tille e kemi te detyrueshme ne Kushtetute, e tille eshte ne demokracine e vertete dhe te tille e duam dhe ne. Por ky eshte problemi kryesor i nderkombetareve (dhe paperjashtimisht shtetasve shqiptare)? Nese pavaresia paska qene kyci i korrupsionit ne gjykata, na rezulton se gjyqtaret e korruptuar ishin te tille vetem fale varjes politike. Kjo logjike s`na shpie ne gjetjen dhe rrjedhimisht ne zgjidhjen e ceshtjes se korrupsionit, sepse lidhje te tilla e kompromentojne jo pak politiken dhe kurre s`le jashte fajit gjyqtaret e korruptuar.
Deklaratat politike te parlamentareve duhet te zevendesohen me punen ne qetesi reklame te profesionisteve te zgjedhur nga organet kompetente, ndoshta jo me kaq shume media, dhe nje dite te kemi nje pakete te plote ligjesh, e cila do mbylle boshlleqet ligjore tashme te evidentuara. Kjo pakete e kompletuar profesionalisht dhe largpamesisht do quhet reforme dhe, nese do jete e sakte ose jo, do tregoje qendrimi ndaj kohes dhe vleresimi nga cdo shtrese e shoqerise. Populli dhe politika duhet te jene pak me larg ne berjen e reformave, ne menyre qe ato te jene profesionale, jo te njeanshme, jopopuliste dhe jo te bazuara mbi impulset elektorale.
Amerika, kaq e deshiruar nga politikanet tane, ka nje sistem te konsoliduar te se drejtes administrative, ku fjala "impeachment" (pergjegjesia e shtetit ne rastet e abuzimeve me te drejten) nje fjale e perdorur shume shpesh nga z.Basha ne debatet parazgjedhore me z.Blushi, eshte akoma nje term i huaj ne te drejten tone administrative. Sa kohe do zgjase qe padite e qytetareve karshi shtetit ne rastet qe ato mendojne se preken nga nje veprim konkret e individual per mendimin e tyre te padrejte, te jene te konsoliduara si nga ana procedurale po ashtu dhe materiale, sa qe dhe pushtetari me i madh/vogel te konsultohet mire me ligjin para se te veproje? Kemi pare mjete qe merren nga vende parkingu neper rruge, pavaresisht se s`ka asnje tabele ndalim-parkingu, kemi pare ganxha te verdha t`iu vihen mjeteve dhe detyrimin e tyre per pagim te menjehershme te sanksionit, por askush i aparatit shteteror nuk vlereson rendesine e faktit, se keto veprime jane plotesisht te paligjshme. Por keto raste jane ne pamje te pare te parendesishme, por dikujt diku ne administrate, qofte ky nje polic apo kryetar bashkie i krijon pershtypjen e te plotfuqishmit, ndjenje qe s`ka asgje te perbashket me punonjesin e administrates atje ne Bruksel dhe ne i duam "ofiqaret" tane te jene ne sherbim tonin dhe jo te krijojne fenomene qe ne vite s'do mund t'i shlyejme dot. Kompletimi i kodit administrativ me detaje tekniko-ligjore, te cilat do shmangnin shkeljet, do ishte clirim dhe sukses per kedo.
Po te flasim per kodin e procedures penale, ku fillohet me policine qe nuk respekton te drejtat e te ndaluarve, vazhdon me prokurorin qe sillet me dosjen si zot i ceshtjes dhe avokatit qe i duhet te perballet me peripeci per t'u njohur me faktet e ceshtjes, jane disa nder arsyet e shumta qe Prokurorja e pergjithshme znj.Rama duhet te nismoje ndryshime, qe puna ne drejtesi te jete e bukur dhe e barabarte per te gjithe pjesemarresit. Ishte procesi Miranda ne USA ne vitin 1963, ku ceshtja penale karshi kriminelit Ernesto Arturo Mirandes u pushua thjesht se atij s`ju lexua e drejta per te mos deshmuar kundra vetes (nemo tenetur se ipsus acusare) dhe e drejta per te pasur nje avokat mbrojtes, qe e shtyu kete shtet te konsoliduar demokratikisht nder vite te beje nderhyrje ne Kushtetuten e saj. Nga atehere njihet kjo procedure si procesi Miranda. Ne cfare presim akoma t`i bejme punonjesit e policise te njohur me kesi detyrimesh?
Edhe pse ka kaq shume per te thene e per te ndryshuar, cdo gje behet e thjeshte e me vone e bukur nese ideja eshte per te bere drejtesine ne radhe te pare ne sherbim te vete qytetareve, por pa harruar dhe interesat e shtetit. Pavaresisht se ndjehet nje largim i qytetareve nga dashuria dhe respekti per shtetin, perseri eshte ndihma dhe siguria qe ky i fundit na ofron e ben rolin e saj te pazevendesueshem dhe ne shqiptaret e mjere e te pafat e provuam efektin e mungeses se shtetit me `97. Eshte detyre e Z. Berisha,i cili i ktheu besimin popullit shqiptar dhe organizmave nderkombetare se ne jemi te afte te kemi Shtet, t'a forcoje me shume kete besim qe per momentin eshte akoma i brishte. Ne qytetaret s'duhet te perziejme kurre zyrtaret e keqij me shtetin, se shteti jemi ne vete. Gatishmeria per te sakrifikuar dicka nga vetja eshte me e pakta qe mund t`i ofrojme shtetit dhe njerezit e tille s`i kane munguar kurre Shqiperise vecse duhet nje ze t`i zgjoje nga dremitja. Kete shtrese te shoqerise pret populli shqiptar te vihet ne krye te reformes dhe jo analistet e pernatshem qe marrin vesh nga "gjithcka", por ne te vertete populli eshte lodhur me opinionet e tyre. Te merret ne qetesi KLD (Z. Spahiu), Ministria e Drejtesise (z.Alibeaj) dhe organizmat e tjere me berjen e reformes ne drejtesi dhe politika te pranoje verdiktin e tyre. "Analistet" le te merren me dramat familjare te politikaneve ndersa populli te ndjeke telenovelen/historine qe i pelqen, vetem dashte Zoti jo ate te kalvarit te vetevuajtjeve dhe atyre kombetare. Per shmangien e kesaj te fundit nje rol jetesor luan reforma ne drejtesi.