"Gjyqtaret, mes korrupsionit dhe politikes"
Nga Enkelejd Alibeaj*
Ministri mendoj se duhet te rrije ne kembe, sepse ju jeni pushteti qe nuk duhet te ndikoheni as nga influenca e ndonje ministri apo politikani. Pavaresia juaj cenohet nga dy arsye nga influenca politike dhe korrupsioni. Une nuk i kam kerkuar ndonjehere analizat qe behen cdo fundviti, por mendoj se me keto analiza do te kete nje moment sinqeriteti i juaj dhe i Keshillit te Larte te Drejtesise, moment sinqeriteti edhe per ministrin. Nese ndodh e kunderta dhe influenca eshte reale dhe cenohet pavaresia juaj atehere ministri qe bene influencen politike tek ju dhe ju qe beni korrupsionin duhet te zgjidhni dhe te merrni, qendrojne te dyja apo jo! Une them se e para nuk qendron, te dali nje gjyqtar i gjykates se rrethit apo i kujtdo gjykate te jete dhe te thote kam presion politik nga ministra apo zv/ministra, i cili ka kerkuar te zgjidhet nje ceshtje ne baze te interesave te tij, kete gje duhet te ma thoni ju te pranishmit ne salle.
Nje gje eshte e sakte. Ka vazhduar gjyqesori shqiptar te vuaje thellesisht nga korrupsioni dhe korrupsionin nuk e bejne qytetaret qe vijne ne zyrat tuaja, por detyrohen te japin para dhe une nuk e di se kush i detyron te japin para dhe se kujt ja japin parate. Qe keshtu ne nje moment sinqeriteti u eshte drejtuar te pranishmeve ne salle duke perfituar nga ky takim, qe ju vete te deklaroni dhe te vete pastroheni nga korrupsioni, i cili eshte nje semundje nga e cila mund te jeni te infektuar nga te tjeret, ndoshta eshte dhe semundje e kohes, une u bej thirrje se eshte momenti per t'u vetepastruar, por sigurisht vetepastrimi nuk mund te arrihet nese ju ne daljet publike do te kerkoni para me teper dhe te mos kontrolloheni. Miq, vellezer, shoke, ish-kolege, nuk eshte ky vetepastrimi, ju duhet te dilni vete dhe te denonconi rastet e mos prisni t'u bejne kurthe te tjeret, ose t'u filmojne te tjeret si "Fiks Fare", ju duhet te jeni vete ata qe te denonconi njerezit ne radhet tuaja ata qe merren me korrupsion, ndryshe do te humbisni te gjitha konotacionet e pushtetit te pavarur dhe do te jeni thjesht administratore te futur ne disa zyra te bukura dhe do te levizni me makina te bukura, do te mblidhni ca para dhe me pas do te shihni se kur vjen inspektorati i larte i Ministrise se Drejtesise.
Per kontroll ju jeni administratore, jeni depozitare te nje besimi publik. Ju eshte dhene nje besim i madh dhe nje pushtet shume i madh, ju nuk duhet ta shperdoroni ate i cili eshte pushteti i vendimit gjyqesor, sepse luani me fatet e qytetareve shqiptare. Ju kini mundesine qe me vendimet tuaja dhe pushtetin tuaj me aktet tuaja te drejta t'i tregoni politikes qytetareve dhe medias se ne sallat tuaja ku beni gjyqet se jeni nje pushtet i pergjegjshem, por kjo eshte ajo qe u ka munguar juve deri me sot, si sistemi papergjegjshmeria, pavaresia e konceptuar ne menyre te deformuar, jini te pavarur jo nga ligji, jo nga interesat e qytetareve, si dhe jeni te pavarur nga cdo influence politike dhe korruptive. Une, si minister, e them me bindje: kam gjetur nje gjendje skandaloze te sistemit te drejtesise dhe te papergjegjshmerise, por kjo gje tregohet qarte nga vendimet skandaloze qe ju keni dhene. Fati i mire apo i keq, por do te jete politika ajo qe duhet te kerkoje pergjegjshmerine politike te gjyqtareve, sepse nga ju nuk ka reagim. Nese ju do te arrini me vendimet tuaja pergjegjshmeri, atehere politika do te heqe dore, quajeni po te doni dhe influence politike. Une jam i vendosur qe te gjitha rastet ankimore, qe do te paraqiten nga qytetaret shqiptare, une do te analizoj dhe do te dergoj inspektoratet e mia per kontroll dhe per te analizuar ankesat e me pas te gjitha shkeljet do t'ia dergoje KLD-se. Une deshiroj qe te kem partneritet me pjesen e shendoshe te sistemit te drejtesise, partneritet te cilin deri me sot fatkeqesisht nuk e kam gjetur, shpresoj ne te ardhmen ta gjej, deri ne ate moment kontrollet ndaj jush do te jene intensive, ne baze te ankesave te qytetareve shqiptare.
(*)Nga fjala e mbajtur dje ne analizen e gjyqesorit te Vlores