E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Trafik prostitucioni" kapet 36-vjecari

Nje person i shpallur ne kerkim per "trafik te femrave per qellime prostitucioni" eshte arrestuar pasditen e djeshme, ne lagjen numer 18 te qytetit te Durresit. Mbi Hysni Sokolaj rendonte nje vendim i Gjykates per Krimet e Renda i dates 16 shkurt te ketij viti qe kishte percaktuar per 36-vjecarin nga Dragobia e Tropojes masen e sigurise "arrest me burg". Per banorin e lagjes numer 18, kishin filluar kerkimet qe ne daten 23 shkurt te ketij viti, pasi ne policine e Durresit ka mberritur urdher-arresti i firmosur nga Prokuroria per Krimet e Renda. Burime nga Drejtoria e Policise se Durresit bene te ditur se aksioni per kapjen e te kerkuarit u krye pas informacioneve te marra ne rruge operative per vendndodhjen e tij. Hysni Sokolaj u ndalua ne banesen e motres se tij, edhe kjo e vendosur me banim ne lagjen numer 18, disa metra me tutje shtepise ne pronesi te 36-vjecarit. Ndersa Sokolaj eshte nen hetim ne Krimet e Renda, disa muaj me pare Prokuroria ka bere edhe nje kerkese per sekuestrimin e pasurive, qe dyshohet te kene prejardhje nga vepra kriminale, per te cilen akuzohet. Konkretisht eshte kerkuar sekuestrimi i llogarise bankare ne emer te babait te tij, Myftar Sokolaj, e cila ndodhet prane Bankes Kombetare Tregtare, me numer 401077238, depozite 1-vjecare, ne shumen 8494718 leke. Gjithashtu eshte kerkuar sekuestrimi i vetures se markes "Mercedez Benz CMB", tipi 202 (C2500), me targa DR 8857 D, me numer shasie WOB 202125F110359, ngjyre jeshile, prodhim i vitit 1994, e cila eshte regjistruar ne emer te Hysni Sokolaj.
K.J

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›