E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Lamtumira qe pret te paaftet"

Nga Kreshnik Spahiu *
Sot eshte nje dite e rendesishme ne pergjithesi dhe kryesisht per Gjykaten e Apelit Vlore, por dhe per pese gjykatat e tjera, qe jane ne juridiksionin e saj si Gjirokaster, Lushnje, Fier, Berat, Vlore, jane te nje rendesie te vecante per shume arsye, kryesisht per rendesine qe kane keto gjykata. Keto analiza sherbejne dhe per Keshillin e Larte te Drejtesise, si nje indikator per te pergatitur strategjine e projekteve te veta per te ardhmen e sistemit te drejtesise.
Aktualisht jemi duke kryer analizen dhe kontrollin ne dy gjykata ne Elbasan dhe ne Durres per te vleresuar punen e bere nga gjyqtaret te ketyre gjykatave dhe se shpejti ne axhenden e sistemit te kontrollit do te jete dhe nje pjese e gjykatave te ketij juridiksioni. Cdo gjyqtar i Republikes se Shqiperise do t'i nenshtrohet sistemit te vleresimit qe ka ne vetvete komponentet shtyllat e nje sistemi karriere per gjyqtaret qe do te vleresohen pozitivisht nga sistemi i larte i drejtesise. Nga ana tjeter, cdo gjyqtar, i cili me pa te drejte per shkak te paaftesive te tija te padrejta ka mbajtur detyren deri me sot do te perjashtohet nga sistemi i drejtesise, nese vleresohet i paafte. Ne sot ne kete analize presim nga ju te identifikohen shume problematika, te cilat lidhen me cilesine ne vendimmarrje, ku shpesh here lene shume per te deshiruar per shkak te nje analize te dobet te ligjit dhe te provave shpeshhere nuk pasqyrohen vendimet e gjyqtareve dhe per pasoje sjellin prishjen e tyre nga nivelet me te larta, por dhe nga Gjykata e Larte, duke cenuar jo vetem figuren e gjyqesorit, por dhe te drejtat e qytetarit, te cilet enden gjykatave vite e vite me radhe, sepse ne gjykata ekziston nje cilesi shume e dobet ne vendime. Mangesite fillojne qe nga procesi i regjistrimeve, regjistrimi i kerkese padive nga regjistrimi i dosjeve deri ne fazat e tjera te gjykimit dhe ne vazhdim, sepse gjithcka na duhet per te dhene vleresimet e duhura per aftesine e cdo gjyqtari ne punen e tij, duke filluar nga gjykata e rrethit deri tek ato te Apelit.
Ju them me pergjegjesi te larte dhe ne emer te anetareve te Keshillit te Larte te Drejtesise se ka qene nje vendim shume i veshtire jo vetem per kryetaren e Gjykates se Apelit Vlore, por dhe per gjyqtare te tjere te Apelit Vlore, per te cilet ne morem vendim para disa ditesh per shkarkimin e tyre nga detyra, sepse cdo vendim per shkarkim gjyqtaresh per anetare te Keshillit te Larte te Drejtesise nuk eshte nje lajm i mire per shkarkim te gjyqtareve nga ky keshill, eshte nje vendim shume i veshtire si dhe nje lajm i keq per sistemin e drejtesise, dhe pa dyshim cdo vendim qe do te merret per masa ndeshkimi nuk ndikon mire per drejtesine ne pergjithesi, por ne jemi te vendosur te mbrojme gjyqesorin dhe gjyqtaret dhe perfaqesojme ata deri ne Kuvendin e Shqiperise. Por gjyqesori dhe gjyqtaret te justifikojne mbrojtjen tone duhet qe te permbushin disa detyrime qe burojne qofte nga ligji themeltar, qofte dhe nga detyrimet qe lidhet nga ligjet dhe aktet ligjore. Nuk i ka vene pistoleten ne koke asnje gjyqtari askush kur ka marre detyren per te bere ate detyre, ka pranuar kushtet, pagen, legjislacionin dhe ligjshmerine, ndersa ka pranuar kete kontrate duhet te permbushi detyrimet ligjore dhe nuk duhet te kete justifikime te tjera.
Sic e thashe dhe me lart, pushimi nga puna i gjyqtareve te Vlores ka qene i veshtire, por ka qene nje mesazh i qarte qe cdo gjyqtare apo drejtues gjykate i cili do te cenoje figuren dhe integritetin e gjyqesorit Keshilli i Larte i Drejtesise do te jete te zbatoje ligjin dhe te mbroje integritetin e gjyqesorit, ketu nuk mund te tolerohet sepse e ardhmja e gjyqesorit eshte e rendesishme e ardhmja e gjyqesorit mbrohet duke mos toleruar ndaj gabimeve me dashje apo pa dashje te gjyqtareve. Pavaresia e gjyqesorit fillon qe ne momentin e hedhjes se shortit qe ne ate moment percaktohet e ardhmja dhe transparenca e nje gjykimi. Per te arritur cilesi te larte ne gjykim, gjyqtaret duhet te studiojne disa ore ne dite per ngritjen e nivelit te tyre ne fushen juridike, sepse kolege te tyre evropiane mbas tre kater ore seancash gjyqesore kohen tjeter e kalojne ne bibliotekat juridike, ndersa gjyqtaret shqiptare mendoj se askush prej tyre nuk e bejne nje gje te tille per ngritjen e nivelit te tij.
Gjyqesori, qe te kete nje imazh te forte duhet te kete gjyqtare qe te zbatojne ligjet, se per te prishur imazhin dhe per te krijuar nje impresion negative per gjyqtare apo gjyqesorin ne pergjithesi mjaftojne dy kamera te fshehta sic ka ndodh ne emisionin "Fiks Fare", ku shkojne dhe filmojne dy avokate ku bejne rolin e sekserit te gjyqtari, te cilet prishin imazhin te shqiptaret. Ne do te reflektojme ndaj ketyre rasteve dhe ketyre problemeve dhe ne gjithe sistemin e drejtesise, kush abuzon me ligjin do te marre ndeshkimin e merituar, ai nuk do te kete vend ne sistemin e drejtesise.
(*)Nga fjala e mbajtur dje ne analizen e gjyqesorit te Vlores

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›