E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pavaresia, e pashmangshme"

Kryeministri i Hungarise, Ferenc Guriscany, deklaroi dje se, pas deshtimit te negociatave te udhehequra edhe nga treshja nderkombetare, pavaresia eshte e pashmangshme per Kosoven. "Evropa duhet te marre plotesisht rolin udheheqes ne rastin e Kosoves. Pas deshtimit te negociatave te udhehequra nder te tjera edhe nga treshja nderkombetare, pavaresia eshte e pashmangshme per Kosoven", citohet nga RTK, Kryeministri hungarez ne fjalen qe mbajti para delegateve te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, ne Strasburg. Ai verejti se per kete, drejtuesit politike te Prishtines duhet te vene ne zbatim "te gjitha ligjet e paketes se Marti Ahtisarit dhe te kene kujdes me te drejtat e minoriteteve".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›