E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ceshtja e pronave, eshte vendimmarrje politike"

Zgjidhja e problemit te pronave eshte nje nder ceshtjet me te rendesishme qe ne Shqiperi te krijohet dhe forcohet tregu i tokes. Ky eshte mendimi i Camile Huamah, perfaqesuesja e perhershme e Bankes Boterore ne Shqiperi, dhene televizionit "Koha". Sipas saj, nuk ka standarde nderkombetare praktikash per kthimin e pronave, por zgjidhja e saj kerkon nje proces te nivelit te larte politik per te arritur nje konsensus politik. Ne kendveshtrimin e institucionit nderkombetar, zgjidhja perfundimtare e ketij procesi eshte nje element kyc per nje mjedis biznesi te shendoshe, sepse iu pakeson investitoreve nivelin e riskut te sipermarrjes se tyre. Nderkohe, BB ka nisur nje projekt per Administrimin dhe Menaxhimin e Tokes, i cili do te zgjase 4 vjet dhe mendohet t'i jap fund mbivendosjeve si dhe problemeve te regjistrimit te pronave. Gjithashtu, pas perfundimit informatizimit te zyrave te regjistrimit te pasurive te paluajtshme, parashikohet qe regjistrimit te nje transaksioni per pronen nga 47 dite qe eshte aktualisht te zgjase ne vetem 10 dite.
Ju keni nje projekt 4-vjecar me qeverine shqiptare per administrimin dhe menaxhimin e tokes. Ku konsiston ky projekt?
Qellimi kryesor dhe afatgjate i Projektit per Administrimin dhe Menaxhimin e Tokes eshte te lehtesoje zhvillimin e tregut eficient te tokes dhe tregut te pronave te paluajtshme, permes rritjes se sigurise per pronen dhe permiresimit te sherbimeve per administrimin dhe menaxhimin e tokes. Kurse objektivi me specifik i ketij projekti eshte te permiresoje eficiencen dhe efektivitetin e administrimit te tokes dhe menaxhimit urban, permes rritjes se sigurise per pronesine, permiresimin e planifikimit urban, zhvillimit te kontrolluar urban, mbeshtetjes se vleresimit te prones dhe taksave, si dhe financimit te investimeve ne infrastrukturen urbane dhe sherbimet.
Ne kuader te ketij projekti eshte dhe komponenti per kompjuterizimin e Zyrave te Regjistrimit te Pronave te Paluajtshme. Cili mendoni se do te jete impakti i vendosjes se ketij sistemi?
Ne lidhje me informatizimin e zyrave te regjistrimit te pasurive te paluajtshme parashikohet qe projekti te (1) reduktoje kohen mesatare te regjistrimit te nje transaksioni per pronen nga 47 dite qe eshte aktualisht ne vetem 10 dite dhe (b) procesi i informatizimit pritet te ndihmoje bashkite qe te evidentojne te gjitha pronat dhe te rrisin keshtu mbledhjen e takses vjetore mbi pronen me rreth 10%, duke filluar nga viti i dyte i projektit.
Nje komponent tjeter eshte regjistrimi fillestar i 500000 titujve te pronesise ne zonat urbane. Cilat jane pengesat qe shihni ne kete proces?
Projekti do te mbeshtese si fillim regjistrimin e 500 mije pronave, te cilat perbejne pak me shume se gjysmen e pronave te paregjistruara. Ky proces regjistrimi eshte bere pergjate dekades se fundit, pra pervoja ne vend ekziston. Eshte pra edhe ceshtje kohe, personeli dhe burimesh, sepse ky proces eshte mjaft i komplikuar. Qe te realizohet, ai kerkon nje ekip topografesh dhe ekspertesh ligjore per te percaktuar kufijte e pronave sipas dokumenteve, te cilat me vone afishohen publikisht per komente, apo ankime nga publiku. Pra, eshte nje proces qe merr kohe. Shpresojme qe ky projekt te kontribuoje ne shpejtimin e ketij procesi. Ne rast se ka ankesa, ceshtjet shkojne ne gjykate. Ka 3064 zona kadastrale ne vend dhe 80% e atyre rurale jane perfunduar, ndersa ne zonat urbane nga 131 qe jane gjithsej, ky proces ka perfunduar ne vetem 29 zona. Ne synojme te perfundojme procesin ne rreth 50 prej tyre (zonave).
Mendoni se kater vjet jane te mjaftueshem per dixhitalizimin e gjithe titujve te pronesise?
Projekti do te financoje konvertimin e te dhenave, permiresimin e tyre dhe krijimin e arkivave dixhitale te te dhenave kryesore te pronave. Projekti nuk parashikon dixhitalizimin e te gjitha pronave ne kater vjet. Ne fazen e pare duhen pare disa aspekte strategjike si p.sh., nese do te jene arkiva qendrore apo lokale. Nese gjerat do ecin shpejt ne rishikimin afatmesem te projektit qeveria dhe banka mund ta pershpejtojne procesin e dixhitalizimit. Disa ceshtje do te trajtohen nga asistenca teknike per automatizimin e regjistrimit, aksesi per publikun etj.
E njejta siperfaqe toke i eshte kthyer, apo shitur pronareve te ndryshem nga shteti, ne baze te ligjeve. A mendoni se duhet permiresuar kuadri ligjor?
Megjithese kuadri ligjor vazhdon te rishikohet e zhvillohet, ceshtja e informacionit mbetet kritike. Mungesa e informacionit te qarte, te sakte dhe te aksesueshem lehtesisht per pronat behet shpesh shkaku kryesor i gabimeve. Permes ketij projekti do te mundohemi ta permiresojme kete aspekt permes dixhitalizimit. Pra, nje publik i ndergjegjesuar per detaje te akteve ligjore dhe si ato aplikohen te pronat eshte nje faktor i rendesishem ne kete proces.
Cili eshte mendimi juaj mbi procesin e njohjes dhe kthimin e pronave ne Shqiperi?
Procesi i kthimit te pronave eshte sigurisht nje ceshtje shume e rendesishme per t'u zgjidhur ne menyre qe te krijohet e forcohet nje treg energjik i tokes ne Shqiperi. Megjithate nuk ka standarde nderkombetare praktikash per kthimin per te drejten e prones, nese fillimet e ketij procesi per te drejtat e prones nese kjo nuk eshte bere sic duhet ne te shkuaren. Se fundi, kthimi ose jo eshte nje ceshtje sensitive, qe duhet te bazohet ne deshiren e njerezve te atij vendi. Ajo kerkon nje proces te nivelit te larte politik per te arritur nje konsensus politik. Per kete shkak, banka pergjithesisht nuk eshte perfshire aktivisht ne programet e kthimit te prones neper bote dhe nuk eshte perfshire as ne financimin e projekteve, ku kthimi i prones ka qene aktiviteti kryesor i tyre. Megjithate, ne jemi te gatshem te keshillojme mbi legjislacionin dhe praktikat si dhe te mbeshtetim sigurimin e instrumenteve qe lidhen me forcimin e informacionit qe lidhet me keto procese.
Mendoni se ka pasur dhe vazhdon te kete ndikim negativ ne zhvillimin e investimeve ne vend mungesa njohjes se pronave dhe dhenia jo e drejte e tyre?
Pa dyshim, qe sigurimi i te drejtes per pronen eshte nje element kyc per nje mjedis biznesi te shendoshe, sepse iu pakeson investitoreve nivelin e riskut te sipermarrjes se tyre. Sigurisht qe te gjithe investitoret menaxhojne risqe si pjese e procesit te investimit te tyre, por nje mjedis biznesi i mire, i cili mund te pakesoje risqet deri ne nje nivel te caktuar, eshte mjaft i rendesishem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›