Pavarësia, katër filma kosovarë në AQSHF
18/02/2009 Pavarësia e Kosovës është padyshim një moment i shënuar historik dhe një gëzim për të gjithë shqiptarët. Pikërisht me rastin e njëvjetorit të kësaj pavarësie, si dhe në kuadër të muajit të kulturës Shqipëri – Kosovë, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit shfaq për katër të mërkura rresht, duke filluar që sot, katër filma artistikë kosovarë, pjesë e fondit të AQSHF-së.
"Kur pranvera vonohet” (1979), film nga Ekrem Kryeziu është i pari film që do të shfaqet, për t`u ndjekur më pas nga filmat "Proka” (1979), film nga Isa Qosja; "Uka i Bjeshkëve të Namuna” (1968), film nga Miomir Stamenkoviç dhe "Rojet e mjegullës” (1988) nga Isa Qosja.